Monolog. Fjalia më problematike e Krastës mbrëmë - NACIONALE

Monolog. Fjalia më problematike e Krastës mbrëmë

1 vit më parë

nga Dafina Demaku

'Është pothuajse e pamundur për tu kthyer në koncepte diktatoriale ku kontrollohet një lajm apo një mënyrë të menduari apo të shprehuri për të shmangur gjithë elementet e diskutimit dhe debateve që po bëhen më vonë'.

Kjo ishte fjalia hyrëse dhe ndër më interesantet nga intervista që RTK vendosi ta quajë ekskluzive e Adi Krastës.

Krasta e përmendi këtë fjali, në kontekstin e asaj se lajmi i rremë kundër Nacionales dhe Periskopit, në njëfarë mënyre, ishte i pamundur të ndalej dhe nëse do ndalej, do rrëshqisnim drejt dhe krejt në koncepte diktatoriale.

Në fakt,

Bota demokratike për të cilën kam informacione të dorës së parë, që Adi Krasta e admiron, na e mëson të kundërtën.

Atë, se përdorimi i një ‘lajmi’ të tillë për të sulmu kritikët – është rrëshqitje drejt koncepteve diktatoriale, kurse parandalimi i tij, është shmangia e kësaj rrëshqitjeje.

Dhe një ‘lajm’ i tillë, nuk është ‘mënyrë e të menduarit’. Mund të jetë koloareve të partive politike, pompave të karburantëve, mahallave e kafeneve, komenteve në rrjete sociale, njerëzve që admirojnë deri në shenjtërim liderë politik, por s’është ‘mënyrë e të menduarit’ që transmetohet në media, e aq më pak, në median publike.

Ajo bëhet ‘mënyrë e të menduarit’ kur sic ka qejf Krasta të thotë, abuzohet me pushtetin deri në atë masë, deeri në përdorimin e televizionit publik me qëllim të injektimit të kësaj mënyre të të menduarit, në përmasa – mundësisht sa më të gjërë.

Krasta nënkuptoi se ajo që ndodhi ishte gabim. Por, tashmë e dimë se nuk ishte gabim, ishte qëllim. Dhe dallimi në mes të dyjave, është tepër i madh.

Në një prej monologjeve të tij, të para pesë vitesh, Krasta do të shprehej:

'Sulmi ndaj gazetarëve, stigmatizimi, sharja e tyre në rrafshin privat, delegjitimimi i qëndrimit të tyre për çështje të ndejshme, krijimi i fakteve alternative, televizioneve alternative, i atmosferave të regjisuara alternative dhe vetë përçmimi si pushtet ndaj tyre është shenja e mungesës së demokracisë dhe të abuzimit me pushtetin'.

Për ironinë e rrethanës, ngjarjes dhe kohës, krejt këto parametra, u përmbushën në sulmin që Krasta mbrëmë minimizoi. S’po them se duhej ta zmadhonte, se s’po na vyen kurrgjë i zmadhumë, por vec të fliste për të, në përmasën çfare është, në mënyrë që në monologjet e tij të para pak vitesh, të gjejë prehje edhe publiku kosovarë bashkë me gazetarët që qëndrojnë në këmbë dhe nuk janë rrëzuar.

Dhe vazhdon:

'Ka ardhur një kohë për të thënë se edhe sikur një gazetar i vetëm qëndron në këmbë për të thënë atë që mendon do të ketë gjithmonë mirënjohjen time të plotë'

Intervista mbrëmë, ishte paralajmërimi se s’do të ketë kurrfarë mase ndaj kurrkujt në RTK.

Prandaj, ka ardhur një kohë,

Për t’i thënë faleminderit atyre që nuk pritën masa. Por e kuptuan se ishte qëllim dhe nuk ishte gabim.

Do ta keni gjithmonë mirënjohjen tonë të plotë.

Lajme të ngjashme