Miti i pushtetshëm: Sa kushton një kafe në hotelin e Behgjet Pacollit? Qytetarët ia huqin keq
Në një tjetër episod të testimit të miteve të pushtetshme në një shoqëri, kryesisht të izoluar si kjo e jona, vendosa të shkoja dhe ta vërtetoja çmimin e kafës në një prej hoteleve më luksoze të Kosovës, "Swiss Diamond".
Tash, është e vërtetë se jam Pacoll me fis e mbiemër, mirëpo, lidhja ime me më të pasurin e Kosovës është minimale (veç mbiemrin e kemi të njëjtë), prandaj, nuk ishte fare e njëanshme dhe e paarsyeshme të shkoja e të testoja mitin me protagonist hotelin e tij luksoz dhe qytetarët.
"Minimum pesë ojro kafja te hoteli i Behgjetit", them duke imituar një diskutues të rëndomtë që kalon sheshit dhe hedh sytë nga hoteli në fjalë.
Para se të futesha në objekt për t'ia pirë një (makiato) të madhe, i pyeta qytetarët se sa mendojnë se kushton një.
Njëri tha se para disa viteve e ka pirë një 5 euro, ndërsa tash mendonte se kushton "6-7" euro.
Plot të tjerë nuk iu ndanin numrit rrumbullaksues, e që është pesë euro.
Pyeta e pyeta dhe, përveç njërit, asnjëri nuk ia qëllloi.
Ishte koha të futesha brenda dhe t’i jepja fund debatit, jo emisionit të Visar Arifajt, por të çmimit të kafes në “Swiss Diamond”.
Hmm… më mirë nuk po e zbuloj këtu çmimin se pastaj nuk e klikoni videon. Hajt, mos përtoni e klikoni më poshtë e shikoni se edhe unë për “idare” po e bëj.
