Lajmi i rrejshëm kundër Nacionales që RTK-ja e mori nga portali boshnjak: Nis beteja në Gjykatë - NACIONALE

Lajmi i rrejshëm kundër Nacionales që RTK-ja e mori nga portali boshnjak: Nis beteja në Gjykatë

1 muaj më parë

nga Eriola Cacaj

Gazeta Nacionale dhe Radio Televizioni i Kosovës janë përballur në gjykatë. E gjithë kjo ka ndodhur pasi që RTK kishte publikuar një lajm të rremë dhe shpifës ndaj Nacionales, me akuza për financim nga Serbia. RTK kishte marrë lajmin nga “Slobodna Bosna”, medium i njohur për lajme të rreme, dhe e kishte publikuar pa u mbështetur në ndonjë burim zyrtar.

Kujtim Kërveshi, avokat i Gazetës Nacionale, ka deklaruar se RTK, kur ka publikuar lajmin e “Slobodna Bosna”, nuk i ka vlerësuar fare faktet dhe nuk ka bërë balancimin e përmbajtjes.

RTK-ja si institucion publik ka publikuar lajmin e rremë, duke u mbështetur, por pa i vlerësuar fare faktet dhe pa bërë ndonjë balancim të përmbajtjes së shkrimit, të një mediumi, në shqip ‘Bosnja e Lirë’, ndërsa në gjuhën origjinale ‘Slobodna Bosna’, ku dy mediume private të Republikës së Kosovës, një nga to paditësja, janë shpifur në mënyrë të paskrupullt. Në bazë të provave materiale, të cilat nuk janë kontestuar as në përgjigjen në padi, Këshilli i Pavarur i Mediave, fillimisht në mbledhje publike dhe më pas edhe me vendim, kishte konstatuar se RTK1 ka shkelur Kodin e Etikës kur publikoi artikullin e ‘Slobodna Bosna’.” - ka thënë mes të tjerash në seancë avokati Kërveshi.

Avokati Kërveshi gjithashtu ka theksuar se, sipas “fact-checker”-ëve (kontrolluesve të fakteve), shifrat që dalin për këtë medium boshnjak lidhur me shpifjet janë shqetësuese, duke pasur parasysh se RTK është mbështetur në të.

Ai ka përmendur gjithashtu edhe një deklarim të Zyrës së Prokurorit të Shtetit në Bosnjë dhe Hercegovinë, e cila kishte reaguar publikisht për shkrimet e pavërteta të mediumit “Slobodna Bosna”.

Për shpifjet e këtij mediumi në Bosnjë ka pasur një deklarim edhe nga Zyra e Prokurorit të Shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës që në vitin 2014, ku Zyra e Kryeprokurorit kishte reaguar publikisht për shkrimet e pavërteta të këtij medium.” - ka thënë në seancë avokati Kërveshi.

Nga ana tjetër, edhe e paditura Radio Televizioni i Kosovës në seancën e së martës ka dhënë fjalën e saj.

Zyra ligjore e RTK-së, përfaqësuar nga Arbenitë Gashi, ka deklaruar se i kishin dhënë hapësirë për reagim edhe Berat Buzhalës, duke theksuar se gazetarja e RTK-së i kishte dërguar email me kërkesë për koment lidhur me pretendimet e mediumit boshnjak.

Gashi theksoi se emaili ishte dërguar një ditë pasi lajmi ishte publikuar në edicionin qendror të lajmeve dhe në portalin e televizionit.

Lajme të ngjashme