Kush është Flutura Goga, punoi 15 vite pa licencë, por u zgjodh drejtoreshë kur u dha lajmi se humbën “mostrat e Deharit”
Flutura Goga-Bajrami udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë, aty ku u zhdukën mostrat e Astrit Deharit, është rikthyer në punë pas suspendimit lidhur me këtë rast. Si udhëheqëse e këtij laboratori që nga viti 2008, Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë, ka gjetur se Flutura Goga-Bajrami ka kryer punë për të cilat nuk ka pasur licencë.
Goga-Bajrami që ishte një nga të suspenduarat lidhur me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, gjatë gjithë kësaj kohe po del se ka kryer punë të cilat nuk i janë lejuar sipas Ligjit për Shëndetësi.
Ajoi ishte përzgjedhur nga Ministria e Drejtësisë që drejtohet nga Albulena Haxhiu, edhe si drejtoreshë e komplet Institutit të Mjekësisë Ligjore. Ndodhi kjo një ditë para se të zhdukeshin mostrat e Astrit Deharit. Ndiqeni bisedën mes gazetarit Vullnet Krasniqi dhe Besian Beha të cilët rrëfejnë krejt historisë sesi Goga-Bajrami u ngrit në pozitën më të lartë të Institutit.