Punonte si spiun për BIA-n armike serbe: Hysri Selimi dënohet me 6 vjet burg nga Gjykata e Prishtinës - NACIONALE

Punonte si spiun për BIA-n armike serbe: Hysri Selimi dënohet me 6 vjet burg nga Gjykata e Prishtinës

1 muaj më parë

nga Eriola Cacaj

Është dënuar më 6 vite burg, Hysri Selimi për spiunazh për BIA-në serbe.

Vendimi u dha sot në Gjykatën e Prishtinës.

Selimi ishte arrestuar nga autoritetet e Kosovës më 06 maj 2025 ndërsa Prokuroria Speciale më 11 shtator 2025 kishte ngritur aktakuzë ndaj tij.

Më datë 23 shtator 2025, në seancën fillestare, Selimi ishte deklaruar I pafajshëm për akuzat.

Selimi akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës se kishte grumbulluar dhe ofruar informacione BIA-s serbe, rreth radikalizmit fetar në Kosovë, për krerët e UÇK-së, numrin e personave që kanë marrë pjesë në ISIS dhe të kthyerve në Kosovë nga luftërat në Siri, dhe informacione të tjera të rëndësishme.

Specialja kishte bërë të ditu se Selimi ishte paguar nga Serbia ne vlerë 700 euro per informacionet që ia ofronte BIA-s.

Lajme të ngjashme