Kur futbolli ngohet - Brenda dhomës së komentatorëve të futbollit në radio - NACIONALE

Kur futbolli ngohet - Brenda dhomës së komentatorëve të futbollit në radio

3 vjet më parë

nga Vullnet Krasniqi

Futbolli dhe sidomos Kampionati Botëror i Futbollit është një nga ngjarjet që më së shumti shikohet në botë. Komentatorët e lojërave të futbollit janë më të komentuarit në secilën lojë krahas vet lojë së futbollit. Për fansat e futbollit ka shumë rëndësi sesi komentohet loja edhe pse ata janë duke e shikuar vet.

Por çka për ata që nuk kanë mundësi ta shohin një ndeshje futbolli dhe të vetmem mundësi e kanë radion? Taksistat janë disa prej tyre. Kështu që në natën finale të Kupës së Botës në Futboll, i hypa një taksi dhe shkova për të vizituar dy komentatorë të futbollit në Radio Kosova, Edmond Thaçi dhe Fatos Preniqi.

Ata i gjeta në dhomën e komentimit. Ndiqeni videon për të kuptuar se çka e dallon punën e një komentatori në TV dhe atyre në Radio. Dhe pse përkundër zhvillimit të hovshëm të teknologjisë, një nga format më të vjetra, radio, ende mbetet burim i informimit, edhe kur është fjala për një lojë futbolli.

Lajme të ngjashme