I pyeta deputetët për çmimet e produkteve bazë, këto janë përgjigjet e tyre - NACIONALE

I pyeta deputetët për çmimet e produkteve bazë, këto janë përgjigjet e tyre

1 vit më parë

nga Vullnet Krasniqi

Të mërkurën në mëngjes, në Kuvendin e Kosovës, ishin mbledhur Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. Pjesë e këtij komisioni janë 10 deputetë të partive të ndryshme në Kosovë, por pjesë e diskutimeve ishin vetëm 4 prej tyre.

Në këtë mbledhje kishte edhe të tjerë palë të interesit, por aty ishin katër deputetë. Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, deputetët e VV-së, Driton Hyseni dhe Mimoza Kusari-Lila dhe deputetja nga komuniteti turk, Fidan Jilta.

Meqënse diskutimi i këtij komisioni ishte për mbrojtjen e konsumatorit, vendosa që t’i pyes deputetët mbi çmimet e produkteve bazë, sikurse çmimi i një litre vaj apo qumështi bashkë me çmimet e sheqerit, vezëve e produkteve të tjera.

Duke qenë se shumica e çmimve po lëvizin, shumë deputetë dhanë përgjigje të cilat nuk mund të konsiderohen të saktë ose të pasakta.

Megjithatë këto janë përgjigjet e tyre:

Lajme të ngjashme