“Helikopteri ka rënë pranë shtëpijave tona, Zefi ishte me sy të nxirë”, Dëshmitari shpalos detaje përball Çasllav Joliq i akuzuar për Krime Lufte në Istog
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur shqyrtimi gjyqësor ndaj Çaslav Joliq, serbit i cili akuzohet për krime lufte. Para Gjykatës, me të akuzuarin Joliq është përballur dëshmitari Gjergj Palokaj.
Palokaj, ka treguar se si e kishte parë një helikopter të rrëzohej pranë shtëpijave, ku banonin në atë kohë, tha se e njeh të akuzuarin, e foli për një rrahje ndaj Zef Malësisë, që sipas tij e bënë policët serb. Ai dha detaje, duke treguar se e kishte parë Zefin me sy të nxirë, dhe të mavijosur.