Gjysmë milioni dëm i shkaktuar ndaj 15 qytetarëve nga kompania G&G Exclusive, policia kërkon bashkëpunim me të dëmtuarit - NACIONALE

Gjysmë milioni dëm i shkaktuar ndaj 15 qytetarëve nga kompania G&G Exclusive, policia kërkon bashkëpunim me të dëmtuarit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Emrat edhe inicialet që po i shihni në këtë tabelë, janë qytetarët të cilët kanë kontaktuar në redaksinë e Nacionalës, që nga 7 gushti e deri më sot për të njëjtin hall.

Për mashtrimin që ua bëri kompania G&G Exclusive në Prishtinë për ndërtimin e vilave. Kjo kompani ua mori këtyre klientëve parat dhe vilat nuk ua përfundoi asnjëherë.

Por, sa para ia mori klientëve të saj, kompania G&G Exclusive per vilat që nuk ua përfundoi asnjëherë?

Totali nga kjo mbledhje 441,620 euro vetem nga 15 klientë.

Pra gjysmë milioni euro, kjo kompani ua mori vetëm 15 qyetarëve për vilat të cilat nuk i ndërtoi. Por edhe sa qytetarë të tjerë u mashtruan kështu?

Kujtojmë se pronari i kësaj kompanie Granit Gojani, tashmë është në paraburgim për një muaj.

Vlen të theksohet e Policia e Kosovës sot përmes një komunikate ka kërkuar bashkëpunim nga të gjithë qytetarët të cilët janë mashtruar nga kjo kompani, të paraqiten në stacionin e policisë.

Lajme të ngjashme