Dy momentet më interesante nga dëshmia e Chris Hill në Speciale
Cilat janë dy momentet, më interesante, më fantastike gjatë dëshmisë së amerikanit tjetër shumë të rëndësishëm në Speciale, Christopher Hill – e cila, përtej peshës juridike që ka në aspektin e gjykimit të krerëve të UÇK-së, mund të na jap mësim edhe për sot e 100 vjet si shoqëri e si shtet.
E para; një moment gati epik ishte kur Chris Hill, u nervozu se qysh përshkruhet UCK-ja në Speciale, si një ushtri ndër ma të fortat në botë.
Ngone edhe kqyrne mirë këtë moment; Pra, këtu u përshkrujt një njësi, që njihet si elitare e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, njësia Tigrat e Zi.
Unë jam prej fshatit Abri e Epërme, ku në ni pjesë të madhe ka operu kjo Njësi. Kam qenë mjaft e vogël gjatë luftës, por sot e asaj dite, kur e shoh pamjen ndër ma të mirat të këitj Njësiti tuj parakalu në një nga rrugët e fshatit tem, natyrisht që ta krijon një lloj nostalgjie, në mos për kurgjo, vec për fshatin tem e mandej kur e ngarkon edhe me historinë krenare e emocionuese rreth UCK-së.
Ama referenca se ky Njësit ishte i larw, i veshur, i hekurosur, para se me e pa Hillin tuj u nervozu, më nervozoi edhe mu.
Njësiti që i kishte rreth 100 anëtarë, e nja 10 ishin kushëri të mitë, e shumë prej tyre dëshmorë, u përshkrujke si lloj njësiti i barabartë me najfarë njësiti të NATO-s.
Prandaj, Hilli iu tha me ni fjalë, mos folni budallakina dhe mënyra se qysh e thotë doket tipik nervoz me budallakinë.
E dyta, është se qysh kemi arritë me kriju shtetin e dytë shqiptar, Republikën e Kosovës, tuj qenë bashkë në ni konferencë derivat i të cilës është Marrëveshja e Rambujesë dhe e dyta, madhështia e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.
Si me thanë, delegacioni i Kosovës me qato kravata sado të pahekursta në Paris dhe ushtarët e UÇK-së me rrobat e pahekursta në terren.
Chris Hill, gjatë dëshmisë së tij, e konfirmon një detaj shumë interesant, botëkutpimin famkeq të Kasapit Slloobodan Millosheviq për neve shqiptarët, se kishe na, s’bahemi bashkë kurrë për kurrgjë.
Hill, thotë se arsyeja pse Serbia nuk e nënshkrujti Rambujenë, osht pikërisht kjo. Sepse Millosheviqi famkeq, besonte se shqiptarët s’do të bëheshin bashkë kurrë në këtë pikë.
Historia jo e largët, e bashkë me të, krejt kujtimet e shkrume të asaj kohe, përfshirë ato të Sekretares Albright e deeri te njo prej këshilltarëve ma të rëndësishëm të delegacionit shqiptar, Marc Ëeller, kallxon se shqiptarët jo vec që kanë qenë bashkë në Rambuje, por madje cdo tentativë që për shembull, krahu i luftës me u përjashtu prej konferencës, pra UCK-ja, është kundërshtu nga vetë – le të themi – krahët tjerë, ma i rëndësishmi Ibrahim Rugova, i cili jo vec që nuk ka pranu me negociu në Rambuje pa UCK-në, por e ka pranu edhe udhëheqës të delegacionit, djaloshin rreth 30 vjecar në moshë, në atë kohë, Hashim Thaci.
Me nji fjalë, dëshmia e Hillit ishte vazhdimësi dhe po aq me peshë sa ajo e James Rubin para pak javësh.
Megjithëse dyshja doket që nuk kalojnë ose s’janë pajtu shpesh në kuptimin e angazhimit të tyne diplomatik e sidomos në Kosovë, ata u bënë bashkë, për ta mbrojtë UCK-në dhe ish presidentin Thaci në Hagë.