Dy Agonët - NACIONALE

Dy Agonët

1 vit më parë

nga Dafina Demaku

Agon Musliu nga Gjilani kishte vdekur në duart e shtetit, pesë vjet më parë, në qendrën e karantinës në Prishtinë. Në duart e shtetit, dyshohet se vdiq edhe Agon Zejnuallahu. Pse fraza ‘në duart e shtetit’ – ndonjëherë (duket sikur) ka peshë më të madhe, e ndonjëherë jo?

**

Para pesë vjetësh, kur kishte shpërthy pandemia e koronavirusit, Agon Musliu një i ri nga Gjilani, ishte kthyer nga Gjermania në Kosovë.

Sipas rregullave të asaj kohe të randë, kushdo që vinte në Kosovë, në atë kohë, për shkak të pandemisë, duhej të shkonte në karantinë në Qendrën e Studentevë në Prishtinë.

Mes atyre që do të karantinoheshin në këtë qendër, ishte edhe Agon Musliu i cili më pas, do të vetëvritej në Qendrën e studentëve.

Një vdekje e tillë, ishte ‘në duart e shtetit’.

Fraza e famshme sidomos preej rastit të aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari, pra ‘në duart e shtetit’ – nuk ia doli të merrte jehonë ngjashëm në rastin e Agon Musliut, pavarësisht që edhe ky vdiq në një strehë të shtetit – qysh ishte qendra e karantinës.

Babai i Agonit bashkë me familjen e tij – kërkuan me muaj e muaj drejtësi për djalin e tyre, që iu vdiq NË DUART E SHTETIT. Por s’ia doli sepse nuk kishte asnjë parti pas vetes. Por parti atë kohë kishte djali i Liburn Aliut, i cili po në të njëjtin vit, kur ishte kthyer nga Amerika në Kosovë, nuk ishte karantinuar fare.

Pra, a ju kujtohet dikujt prej juve, se cili është përfundimi i rastit të Agon Musliut ‘në duart e shtetit’ sot e asaj dite? Jo.

Nga një raportim në Komisionin për menaxhimin e pandemisë në vitin 2020, pavarësisht që babai i Agon Musliut kërkonte drejtësi, atij iu cituan rregulla, nene e ligje – pse djali i tij duhej të ishte në karantinë dhe këtu përfundon çështja.

Pesë vjet ma vonë, një rast tronditës në shfaqet nga Lipjani kur një i ri me emrin Agon Zejnullahu, vdiq i shtrirë në rrugë dhe pamjet ku shihen katër - pesë policë duke ia vendos prangat – jep shenjën e një indinjate të madhe qytetare, por vetëm nëpër rrjete sociale.

Secili shkruan për ‘qytetarët që s’janë të gatshëm të protestojnë’ dhe që ‘heshtin përballë këtyre rasteve’ dhe kështu disa ‘secilë’ – bëhen qindar-mijëra njerëz që s’lëvizin përtej shkrimeve në Facebook.

Referenca ndaj rasteve për të cilat qytetarët mund të mos e kanë idenë se për çka bëhet fjalë – si për shembull slogani ‘I can’t breathe’ që u popullarizua në rastin e George Floyd në Amerikë, ose përdorimi i fjalive klishe se ‘ka mungesë profesionalizmi’ – e përhumbë edhe ma shumë mundësinë e një organizimi shoqëror ndaj rasteve shumë të ndjeshme si ky i fundit.

Dhe i bën rastet e vdekjeve ‘në duart e shtetit’ të duken sikur për dikë lëvizin në kërkim të drejtësisë, e për dikë jo.

Lajme të ngjashme