Ditari i Buzhalës 26: Jasharaj, viktimë e “dhomës së errët” të VV-së që linçon e frikëson njerëz - NACIONALE

Ditari i Buzhalës 26: Jasharaj, viktimë e “dhomës së errët” të VV-së që linçon e frikëson njerëz

1 vit më parë

nga NACIONALE

Radha për episodin e 26 të Ditarit të Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale.

Fraksioni i sontëm i kushtohet në tërësi grevës së sindikatave dhe neglizhencës së qeverisë, respektivisht kryeministrit Kurti ndaj tyre.

Autori Buzhala vë në pah angazhimin e pashoq dhe me plot të drejtë të kreut të SBAShK-ut, Rrahman Jasharajt.

Sipas gazetarit, ai po përfaqëson denjësisht punëtorët sindikalë, respektivisht punëtorët arsimorë.

Madje ai kujtoi deklaratën e Jasharajt se nëse mësimdhënësit i thonë që ta ndalë grevën, ai do ta bëjë menjëherë atë gjë.

Veç kësaj, Buzhala riktheu në skenë një deklaratë të ish-deputetit Florin Krasniqi, që thoshte se në VV ekziston një dhomë, e apostrofuar si e tillë për media, por që aty nuk punojnë gazetarë.

Në atë dhomë në fakt merren me media.

"Viktima e fundit është Rrahman Jasharaj, kryetari i SBAShK-ut, i cili është në këtë pozitë qe një kohë të gjatë. Fillimisht e kanë shajtë për shkak të dhëmbëve. E kanë shajtë që s’duket bukur. E kanë shajtë që paska vjedhë financiarisht. Nëse kjo është e vërtetë, këta munden me çu në prokurori, në polici", tha fillimisht autori, duke shtuar se këto akuza ndaj njerëzve të caktuar janë të momentit dhe për synim kanë vetëm frikësimin.

Në vazhdën e pjesës së 26, ideatori dhe kreatori i Ditarit, tha se ta etiketosh dikë si anëtar të partisë serbe, është gjesti më i ulët ndaj një shqiptari.

Nxitës i kësaj sipas Buzhalës është Elvis Hoxha, njeri i afërt dhe me goxha ndikim te Albin Kurti.

"Munden me nxit rast kundër tij. Pastaj e provuan me sulmin më të ulët që mund t’ia bëjë dikush dikujt që është shqiptar, i thanë që është anëtar i partive serbe. E këtë e nxiti Elvis Hoxha, i cili tash thotë se ai nuk është këshilltar i Albin Kurtit. Nuk marr rrogë. Po këto janë broçkulla edhe përalla për fëmijë, që kërrkush nuk ju beson, përveç këtij grupi të njerëzve të juaj. Po çka ka lidhje a është Elvisi me rrogë a jo. Ne krejt e dimë raportin e Elvisit me Albinin. Krejt e dimë ndikimin e Elvisit te grupi i asaj dhome atje. Që tha Florini “Soba e Mediave”. Shih çfarë ironie: “Soba e Mediave”! Po nuk janë gazetarë. Janë “sobë” që merren me media. Që orkestrohen m’u marrë me media. E tash Elvisi e çoi edhe në një nivel më të lartë dehumanizimin e Rrahmanit".

Në pjesën e fundit ndërkaq, Berat Buzhala tha se kjo "bandë online" e vrau Jasharajn politikisht, e kjo duke u bazuar në informacione që më pas dolën të ishin të paqëndrueshme, me çka pastaj kërkoi falje edhe njeriu që e lëshoi këtë akuzë, Hoxha.

Megjithatë, siç e thotë gazetari, kërkimfalja pastaj s'ka rëndësi, sepse efekti i linçimit është i madh dhe vështirë i kthyeshëm.

"Pas deklaratës që Rrahmani ka qenë pjesë e partive serbe, një mal me akuza ndaj Rrahman Jasharajt. Aty e “vranë” Rrahman Jasharajn. Pastaj vazhdoi një lukuni në rrjete sociale".

Siç edhe keni mundur ta shihni, krejt në fillim të tekstit është episodi i plotë të cilin mund ta ndiqni në kanalin tonë në platformën "Youtube", kurse më poshtë pjesa e zgjedhuar këtu. Shikim të këndshëm.

Lajme të ngjashme