Asociacioni i Komunave thirrje qeverisë: Filloni dialogun me sindikatat - NACIONALE

Asociacioni i Komunave thirrje qeverisë: Filloni dialogun me sindikatat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka bërë thirrje qeverisë, që ta fillojë dialogun social me BSKP-në.

Sipas tyre, komunat po preken direkt nga kjo situatë, edhe pse nuk janë palë.

KOMUNIKATA:

AKK: QEVERI FILLO DIALOGUN ME BSPK PËR TË DALË NGA KJO SITUATË

Këshilli i Kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka mbajtur takimin urgjent në lidhje me situatën e rëndë aktuale sa i përket grevës së përgjithshme, si në sistemin arsimor dhe atë të shërbimit civil në nivel lokal.

Kryetarët në përfaqësimin e 22 Komunave edhe një herë shprehën pakënaqësinë e tyre në lidhje me situatën e krijuar, ku theksuan se një gjë e tillë shkakton pakënaqësi të thella dhe pengesa të vazhdueshme në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Kryetarët shprehën angazhimin dhe ndërmarrjen e të gjitha përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, mirëpo kjo gjendje e jashtëzakonshme, ka burimin nga mungesa e dialogut të mirëfilltë të qeverisë dhe sindikalistëve.

Andaj, Këshilli i Kryetarëve vlerëson se përgjegjësit kryesor të këtij tensionimi në mes palëve, në këtë rast Qeveria dhe BSPK-ja duhet të dialogojnë në mënyrë që të zhbllokohet situata dhe greva të përfundojë, dhe që të gjitha institucionet të kthehen në normalitetin dhe punën e tyre.

Komunat janë ato, të cilat po i bartin pasojat e kësaj situate të rënduar, sikurse është presioni ndaj DKA-ve dhe ZKF-ve, në dorëzimin e listave të zyrtarëve komunal të cilët janë pjesë e grevës së përgjithshme.

Po ashtu Këshilli i Kryetarëve kërkon që Ministria e Financave dhe ajo e Arsimit të tendencat për ndërhyrje në pushtetin lokal në Republikën e Kosovës duke kërkuar lista e grevistëve sepse po shkakton diferencimin e individëve e cila shikohet si një tendencë e rrezikshme.

Po ashtu kryetarët e Komunave janë të shqetësuar më ekzekutimin selektiv të pagave për sektorin publik në nivel lokal dhe kjo po shihet si formë presioni dhe ndëshkimi i punonjësve të cilët gjatë kësaj periudhe kanë qenë duke i kryer obligimet e tyre ditor.

Në rast se deri më datë 5 shtator 2022, nëse një gjë e tillë nuk realizohet atëherë Komunat janë të detyruara të shqyrtojnë mundësitë për marrjen e masave të tjera ligjore për mosekzekutim të pagave nga Ministria e Financave.

Lajme të ngjashme