Manchester City fiton bindshëm ndaj Brightonit, marshojnë sigurt drejt titullit kampion - NACIONALE

Manchester City fiton bindshëm ndaj Brightonit, marshojnë sigurt drejt titullit kampion

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Brighton me rezultat 4:0, duke marshuar sigurt drejt titullit kampion, ndonëse janë në vend të dytë.

Qytetarët me këtë fitore pozicionohen në vendin e dytë, me një pikë më pak se Arsenali, por kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Përballja që u zhvillua në Amex Stadium i takoi në tërësi skuadrës së Pep Guardiolës, si në posedim ashtu edhe në raste të krijuara.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 17-të, kur Kyli Walker harkoi në zonë, me Kevin de Bruynen që shënoi gol fantastik me kokë për 1:0.

Phil Foden shënoi dy gola deri në përfundim të pjesës së parë. Fillimisht për 2:0 realizoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë, që paraprakisht u ndihmua me një devijim nga muri mbrojtës.

Ylli anglez shënoi të dytin personal në minutën e 34-të, për rezultatin 3:0, pas gabimit në mbrojtje të skuadrës së Brighton, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në 45 minutat e dytë edhe Brighton u bë e gjallë, duke krijuar raste, ku në dy raste thirrje për penallti, por gjyqtari dhe VAR nuk vendosën për një gjë të tillë, ndonëse të dy rastet ishin shumë të dyshimta.

Manchester City shënoi edhe një herë deri në fund të takimit, kur në një kundërsulm të shpejtë, Kyle Walker asistoi për Julian Alvarez, që realizoi lehtësisht për 4:0.

Me këtë rezultat përfundoi takimi dhe tani Qytetarët kanë 76 pikë nga 33 ndeshje, një më pak se Arsenali në 34 ndeshje.

Lajme të ngjashme