OVL-UÇK paralajmëron konferencë për media të enjten në orën 13:30
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) do të mbajë sot konferencë për media, pas përfundimit të mbledhjeve të saj.
Konferenca është paralajmëruar të nisë në orën 13:30, ndërsa sipas njoftimit, aty do të bëhet i ditur qëndrimi i organizatës dhe veprimet e mëtejshme lidhur me zhvillimet e fundit.
“Pas përfundimit të mbledhjeve, në orën 13:30, OVL-UÇK do të mbajë konferencë për media, ku do të bëhet e ditur qëndrimi i Organizatës dhe veprimet tona të mëtejshme lidhur me zhvillimin e fundit”, thuhet në njoftim.