Ylli i PSG-së, Barcola për kartonin e kuq të Araujos: E dija se do të bënte një gabim - NACIONALE

Ylli i PSG-së, Barcola për kartonin e kuq të Araujos: E dija se do të bënte një gabim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Paris Saint-Germainit, Bradley Barcola, ka treguar se si e çoi mbrojtësin e Barcelonës, Ronald Araujo, drejt një gabimi, gjatë përballjes çerekfinale në Ligë të Kampionëve.

Barcelona dëshpëroi sërish në skenën evropiane pasi humbi epërsinë me dy gola kundër Paris Saint-Germain në ndeshjen e tyre çerekfinale në fillim të këtij muaji. Katalizatori për kthesën ishte kartoni i kuq i Araujos pak pa u bërë gjysmë ore lojë, pasi ai rrëzoi Barcolan jashtë zonës si lojtari i fundit. Sulmuesi i PSG-së tani ka zbuluar se ai e dinte se Araujo mund të detyrohej të bënte një gabim kundër tij.

Bradley Barcola Ronald Araujo Barcelona PSG Champions League

Duke folur për mediumin francez RMC Sport, Barcola tha: "E dija që Araujo po shkonte shumë shpejt. Në këtë aksion, i thashë vetes se do të kaloja para tij, sepse në ndeshjen e parë, pata një veprim disi të ngjashëm, por nuk kisha kaluar mirë përpara, pra ai më kishte kapur aty, i thashë vetës se do të kaloja direkt përpara tij dhe e dija që ose mund të gabonte ose une do dal një kundër një me portierin."

Barcelona PSG Liga e Kampionëve

Barcola jo vetëm që e përjashtoi Araujon, por ai gjithashtu asistoi në golin e barazimit në atë mbrëmje për ish-lojtarin e Barcelonës, Ousmane Dembele për të nisur përmbysjen me katër gola të parisienëve, ndërsa ata vazhduan të fitonin përballjen 6:4 pasi humbën ndeshjen e parë. Ndeshja në shtëpi përfundoi 3:2 falë një paraqitjeje të fantastike nga Raphinha. Dy gola shënoi edhe Kylian Mbappe, por ishte veprimi i Barcolas që mori të gjitha vëmendjen për natyrën e tij të lojës.

21-vjeçari ka qenë një pjesë kyçe e skuadrës së Luis Enrique këtë sezon dhe ai do të përfshihet kur ata të përballen me Le Havre të shtunën, më 27 prill, pasi synojnë të fitojnë përsëri titullin e Ligue 1.

Lajme të ngjashme