‘Biro, hallall të koftë’: I pari i kisha thënë Kurtit kështu, nëse ish realizu qysh po thotë ai
“...as Hashim Thaçi, as Isa Mustafa, as Ramush Haradinaj e asnjë politikan që ka arritë me u bo kryeministër edhe president, nuk ka shku në Bruksel edhe me thanë: a po ua bojmë more qityne serbëve ni Asociacion me të drejta pak ma të mëdhaja edhe Brukseli tuj thanë: ma se e dëmtoni Kushtetutën e Kosovës”, thotë gazetari Berat Buzhala në Ditarin e radhës.
Nëse ky ka arritë me i mashtru më 14 shkurt 2021, 50 plus për qind të qytetarëve të Kosovës nuk mundet kky me i mashtru edhe me i futë në kurth shtetet si Gjermania e Franca.
Kaniherë më vjen mirë, kur ua nxin jetën qëtyne, entuziazmi në mesin e këtyne shteteve, posacërisht rrymave të caktume në këto shtete, është kanë aq i madh për fitoren e tij, sa t’u mbushke mendja që këto vet kanë me marrë vendime e ky vetëm ka me i vulosë.
Sidoqoftë, pas tri vjetësh angazhim me Albin Kurtin edhe këto tash janë të binduna që e kanë mbështetë një mashtrues, i cili në mënyrë perfide i ka vënë grackë 50 për qind të votuesve të vetë.
Çka thotë Albini, tingëllojnë bukur për veshë, ato tingëllojnë bukur dhe shumicën e herave janë të bukura, që serbët kanë shumë të drejta në Kosovë nuk ka asni dyshim, që kanë ma shumë sesa në vendet tjera pra pakicat në BE, nuk ka as këtu asnjë dyshim.
Mirëpo, historia politike e Kosovës është e tillë që estabilishmentin e kalumë politik, e ka detyru me bo hapa progresiv, që na shumica nuk ia shohim sherrin, po serbët lokal në Kosovë përfitojnë e besa edhe Beogradi përfiton kapak politikisht. Sepse deri te liria, deri te pavarësia kemi ardhë në këtë formë.
Tash, as Hashim Thaçi, as Isa Mustafa, as Ramush Haradinaj e asnjë politikan që ka arritë me u bo kryeministër edhe president, nuk ka shku në Bruksel edhe me thanë: a po ua bojmë more qityne serbëve ni Asociacion me të drejta pak ma të mëdhaja edhe Brukseli tuj thanë: ma se e dëmtoni Kushtetutën e Kosovës.
Pra, na kemi ardhë në këtë ditë, saktësisht për shkak të presionit të madh, ruajtjes së balancave gjeostrategjik dhe gjeopolitik në kontinent, duke e trajtu Serbinë pak ma butë, mos me lanë me shku kah Rusia.
E vërtetë, e komplikume. Kompromise, politika.
Ky djaloshi (Kurti) kur ka ardhë në pushtet, ka thanë këta nuk po dinë, këta janë budallë se kur t’vi unë, ua qes kamët me ni këpucë, edhe aleatëve, Serbisë po se po.
Kanë mbetë ma pak se ni vit deri kur i mbajmë zgjedhjet edhe ka fillu me i dalë duqi këtij, nuk po gëzohemi. Se ka njerëz që thonë: a po keni qejf që s’po himë në Këshillin e Evropës a?
Jo nuk po gëzohemi.
Nëse ish realizu qishtu qysh po thotë ky, isha dalë i pari i kisha thanë: bir, hallall të koftë, se nime ti paske ditë dicka që na tjerët nuk e kemi ditë.
Nime, koka kanë gabim i elitave politike që nuk kanë ditë me negociu me Uashingtonin, Parisin, Londrën e Berlinin, e qe ti erdhe edhe dite.
Pra, qe krejt jonë ish kanë rren, nëse Këshilli i Evropës kish thanë: lene se krytë e ngritë, le të hinë edhe qesi hov pa e bo Asociacionin..