Banorët e Lluzhanit protestojnë, kërkojnë rrethrrotullim në hyrje të fshatit - NACIONALE

Banorët e Lluzhanit protestojnë, kërkojnë rrethrrotullim në hyrje të fshatit

1 orë më parë

nga Besarta Hoti

Banorët e fshatit Lluzhan, në Komunën e Podujevës, kanë organizuar sot, nga ora 10:00, një protestë me bllokim të magjistrales Podujevë–Prishtinë, në hyrje të fshatit.

Protesta është organizuar me kërkesën që në udhëkryqin e fshatit Lluzhan të ndërtohet një rrethrrotullim, i cili, sipas banorëve, do t’ua mundësonte qasje më të lehtë dhe më të sigurt në fshat, si dhe dalje më të lehtë në magjistrale.

Banorët shprehen të shqetësuar për vështirësitë që hasin gjatë hyrjes dhe daljes nga fshati dhe kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin masa konkrete për zgjidhjen e problemit.

Lajme të ngjashme