'Limbo'-ja shtetërore: Kurti sërish në takim me Abdixhikun, thotë "me mirëbesim"
Anipse negociatat mes tyre kanë dështuar, Vetëvendosja sërish po zhvillon takim me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Takimi ka nisur nga ora 16:00 dhe po zhvillohet mes krerëve më të lartë të dy partive.
Albin Kurti, Arbërie Nagavci dhe Hekuran Murati kanë hyrë në takim me Lumir Abdixhikun, Vjosa Osmanin dhe Lutfi Hazirin.
LDK ka thënë se kanë hequr dorë nga çfarëdo kërkese për pozicione institucionale dhe se nuk duan më ta kenë as presidentin.
Për president, sipas tyre, mbështesin vetëm kandidat konsensual.
Takimi është në vijim e sipër...
Deputeti i LVV-së, Blerim Gashi, pretendon se Albin Kurti ka shkuar me emër konkret për president në takimin me LDK-në.
“Natyrisht ka emra. Kurti ka shkuar me emër për president në takim”, tha Gashi.
Ai tha se pret që LDK-ja të reflektojë dhe të pajtohet për president konsensual.