Qasja diskriminuese ndaj pushtetit lokal, në shtator komunat fillojnë protestat kundër Qeverisë Kurti - NACIONALE

Qasja diskriminuese ndaj pushtetit lokal, në shtator komunat fillojnë protestat kundër Qeverisë Kurti

2 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetarët e komunave të Kosovës kanë paralajmëruar shtator të “nxehtë” për Qeverinë Kurti.

Në fillim të muajti të ardhshëm, ata kanë paralajmëruar fillimin e protestave kundër para objektit të Qeverisë.

Gazeta Nacionale ka mësuar se këto protesta do të nisin në fillim të shtatorit.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se sot kanë filluar përgatitjet për këto protesta.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka treguar për arsyet e këtyre protestave.

Jemi mbledhur bashkë, kryetarët e komunave të Kosovës, kundër shkeljes së vazhdueshme të ligjit dhe qasjes totalitare të Qeverisë Kurti ndaj pushtetit lokal. Paralajmërimi gjatë fushatës zgjedhore lokale se “nuk do t’u japim buxhet komunave që nuk qeverisen nga Vetëvendosje”, sot po materializohet në një praktikë të rrezikshme: bllokim të mjeteve, pengim të projekteve dhe ndëshkim financiar të komunave që nuk kontrollohen nga pushteti”, ka shkruara ai, duke dhënë detaje tjera.

Mbi 344 milionë euro u janë marrë komunave që nga viti 2022 për obligime që nuk i kanë krijuar vetë. Po bllokohen mjete dhe po pengohen investime që u takojnë qytetarëve. Po tentohet që pushteti lokal të nënshtrohet përmes presionit financiar dhe politik. Komunat nuk janë të kryetarëve! Komunat janë të qytetarëve! Kur Qeveria bllokon një komunë vetëm sepse nuk e qeveris Vetëvendosje, nuk po lufton një kryetar. Po ia mohon qytetarit një rrugë, një çerdhe, një shkollë apo një shërbim vetëm për shkak të mënyrës se si ai ka votuar. Kjo qasje primitive, përveçse është diskriminuese, është e rrezikshme për demokracinë. Nuk mundesh me i nda qytetarët në “me neve” dhe “me ata” dhe me vendos me blloku paranë publike sipas hartës elektorale!”, ka shkruar Rama.

Ende nuk dihet nëse këto protesta do të marrin pjesë kryetarët e komunave që udhëhiqen nga Lëvizje Vetëvendosje.

Edhe Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, dje ka paralajmëruar shtator të “nxehtë”.

Ai ka bërë me dije se kanë nisur përgatitjet për metodat e reja të kundërshtimit të pushtetit të VV-së.

Përmes një video të postuar në profilin e tij në Facebook, ai e ka paralajmëruar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Gjithçka në përgatitje të shtatorit. Kështu që, z. kryeministër, shihem në shtator. Se shpejti, kismet”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të ngjashme