Avokati i Popullit tregon detaje nga bisedat me kryetaren e Gjykatës Speciale - NACIONALE

Avokati i Popullit tregon detaje nga bisedat me kryetaren e Gjykatës Speciale

4 javë më parë

nga NACIONALE

Një ditë pas takimit me kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova., avokati Naim Qelaj, doli në një konferencë për media për të treguar se çka biseduan dhe cilat shqetësime ia adresoi kryetares së Gjykatës Speciale.

Qelaj ka thënë se në mesin e temave të diskutimit kanë qenë transparenca, gjykimi i drejtë, vazhdimi i paraburgimit, provat nga Serbia dhe të drejtat e njeriut.

Kur është pyetur se cilat kanë qenë komentet e kryetares së Speciales lidhur me vazhdimin e paraburgimit pavarësisht se arsyet kanë pushuar, Qelaj tha se Trendafilova i ka thënë që “nuk ndërhyj në vendimet e gjyqtarëve”.

Lajme të ngjashme