Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij - NACIONALE

Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij

53 minuta më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të hënën se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kom Jong Un, u është përgjigjur uverturave të tij, pasi Trumpi e urdhëroi ushtrinë amerikane që t’i pakësojë ushtrimet ushtarake me Korenë e Jugut.

Duke folur para gazetarëve në Zyrën Ovale, Trumpi u pyet se pse Kimi nuk u është përgjigjur uverturave të tij, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Ai u është përgjigjur” – tha kreu i Shtëpisë së Bardhë, pa ofruar hollësi të mëtejme.

Marrëdhëniet mes dy udhëheqësve ishin temë mbizotëruese gjatë mandatit të parë të Trumpit si president, përfshirë një varg letrash të shkëmbyera mes vete, por kjo çështje është theksuar më pak gjatë mandatit të dytë.

Dy udhëheqësit mbajtën samite më 2018 dhe 2019 para se bisedimet për arsenalin e armëve bërthamore të Penjanit të dështonin. Koreja e Veriut është nën sanksione të rënda ndërkombëtare për këto armë dhe për raketat balistike.

“Kim Jong Uni gjithmonë më ka trajtuar me respekt të madh dhe ne jemi takuar në shumë raste, në të vërtetë, dy raste kryesore, kemi folur dhe kemi kaluar kohë. Unë e kuptoj atë. Ai më kupton mua” – tha Trumpi.

Të dielën, ai e udhëzoi Pentagonin që “në masë substanciale t’i pakësojë” ushtrimet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut, aleate e vjetër aziatike e ShBA-së, duke i përmendur si arsye koston e ushtrimeve dhe refuzimin e Seulit për të marrë pjesë në aksionet kundër Iranit.

Lajme të ngjashme