“Amerika nuk na çliroi… Enveri ishte i mirë” - Bëra intervistë me Hamdi anti-amerikanin dhe më shokoi me opinonet e tija - NACIONALE

“Amerika nuk na çliroi… Enveri ishte i mirë” - Bëra intervistë me Hamdi anti-amerikanin dhe më shokoi me opinonet e tija

1 vit më parë

nga Vullnet Krasniqi

Para tre dite diku në Facebook më doli një video. Në video është një prezantuese e një emisioni me thirrje të qytetarëve. Tema: Asociacioni, Amerika, Kurti etj. Telefonuesi ishte një qytetar me emrin Hamdi. është e rrallë që një shqiptar nga Kosova të ketë mendim të keq për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por ky akull u thye nga ky qytetar, të cilin e gjeta dhe vendosa që ta intervestoj për të vetmen arsye: ku buron anti-amerikanizmi i Hamdisë?

Më lajmërohet nga një vullkanizer diku në Suedi. Atje ka jetuar nja 30 vite dhe ka punuar si shofer kamioni. Ka marrë një pension të parakoshëm dhe është kthyer në Kosovë. Jeton në Mitrovicë. Fillimisht ai shfryhet ndaj Berat Buzhalës, i cili në “Ditarin” e tij reagoi ndaj deklaratave të Hamdisë. Pasi e përfundoi me Beratin, ia nisëm me Amerikën, dolëm tek Enver Hoxha e përfunduam tek një luftë e mundshme në Mitrovicë.

Nëj gjë që më duhet ta sqaroj qysh tash, është fakti se Hamdiu është komplet viktimë e internetit. Opinionet e tija janë të krijuara nga disa gjëra që ka lexuar diku në internet. Për asnjërën prej tyre nuk është në gjendje që të thotë ndonjë adresë apo burim informacioni.

Por ajo që nuk mohohet është se narrativa ose etiketimet që ai i përdorë janë të inspiruara nga gjuha që ka përdorur Lëvizja Vetëvendosje. Sidomos kur flet për “tradhëtarët në Kosovë”, ose për “padrejtësitë e ndërkombëtarëve” karshi Kosovës”.

Ai nuk e mohon faktin se është inspiruar nga debatet politike të poltikanëve por thotë se vet ka lexuar “nëpër internet” sesi Amerika dhe disa vende të Evropës janë duke e përdorur Kosovën për interesa të tyre.

Hamdi Shartari është i bindur se Shtetet e Bashkuara të Amërikës kanë intervenuar në Kosovë për interesa të tyre. Kur e pyes se cili është interesi i Amerikës në Kosovë, ai përmend “pozitën gjeo-strategjike”. Por kur e pyes se Kosova nuk ka ndonjë dallim mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, ai nuk ka ndonjë përgjigje.

Nuk ka ndonjë fakt por është i bindur që shumë diplomat amerikan kanë ardhur në Kosovë për tu pasuruar. Fakte nuk ka as për tema të tjera që ka qef të flas. Por për një temë më bënë përshtypje: Enver Hoxha.

“Diçka kanë bo ata që i ka myt”, thotë ai. Më shokon me këtë përgjigje, edhe më shumë kur e pyes nëse mendon se “duhet një Enever në Kosovë”.

“Ndoshta jo krejt me familje sikur Eneveri por do do e lypin”, thotë ai.

Biseda me të bëhet pak e sikletshme në minutat e tjerë por Hamdi Shartari është një shembull perfekt i viktimës së internetit, lajmeve të rreme, konspiracioneve dhe teorive politike në Kosovë. Një shembull sesi interneti dhe propaganda politike mund ta krijojnë një grupacion që mund ta rrisë numrin e njerëzve që besojnë në gjëra që nuk janë të vërteta.

Lajme të ngjashme