Aksioni ku u arrestuan 22 persona: VV-ja përjashtoi Shemsi Bahtirin si Besnik Mujecin: Si u zbulua grupi? - NACIONALE

Aksioni ku u arrestuan 22 persona: VV-ja përjashtoi Shemsi Bahtirin si Besnik Mujecin: Si u zbulua grupi?

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Para dy ditësh, 22 persona u arrestuan në një aksion të madh të policisë nën dyshmin për trafikim droge.

Se a ka qenë i afërt Bahtiri me figurat kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje, e dëshmojnë edhe këto foto të tjera që kemi siguruar, ku Bahtiri shihet afër Albin Kurtit, afër Liburn Aliut e Hysen Durmishit.

Megjithatë, në momentin që lajmi për arrestimin e Bahtirit u bë publik, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se të njëjtin e kanë përjashtuar nga partia pas shqyrtimit në Komision Disiplinor. I njëjti Komision Disiplinor, e pat përjashtu edhe Besnik Mujecin, asambleistin e Lëvizjes Vetëvendosje në komunë të Prishtinës, i cili në vitin 2023 u pat arrest për trafikim dhe shitje të narkotikëve. Besnik Mujeci bashkë me disa persona të tjerë u pat arrestu në Shqipëri, ku iu patën gjetë edhe lëndët e dyshuara narkotike, mbi 11 mijë tableta ekstazi MDMA me peshë mbi 5 kilogram e të cilat vlerën në treg e kishin rreth 400 mijë euro.

Oqean Demaku, me këtë VIDEO sqaron:



Lajme të ngjashme