Zyrtare: Tyson Fury konfirmon se nuk do të ndodh përballja ndaj Anthony Joshua - NACIONALE

Zyrtare: Tyson Fury konfirmon se nuk do të ndodh përballja ndaj Anthony Joshua

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Boksieri Tyson Fury tani publikisht ka deklaruar se nuk do të luftojë me Anthony Joshuan.

"Gypsy King" kishte vendosur ultimatum për Joshuan që ta nënshkruajë kontratën deri të hënën në ora 17:00, por tani koha ka mbaruar dhe kontrata nuk është nënshkruar.

Zyrtarisht në rrjetet sociale, Fury ka konfirmuar se tani gjithçka është e mbyllur dhe nuk do të ketë një betejë mes tyre.

"Epo djem, tani është zyrtare. Dita erdhi dhe shkoi. Ka kaluar ora 17:00 në ditën e hënë dhe kontratat nuk janë nënshkruar"

"Zyrtarisht është e mbyllur për Joshua, tani ai është jashtë në të ftohtë. Harrojeni për të idiot, ai është frikacak. Gjithmonë e kam ditur, gjithmonë e kam ditur se nuk ka materialët për të luftuar me Gypsy King".

"Tani thuaj çfarë të duash, vërtet nuk më intereson. Paç fat me karrierën dhe jetën tënde. Në fund, paqe".

Joshua në fakt ditën e diele kishte deklaruar se do ta nënshkruante kontratën për përballjen ndaj Fury, por më 3 dhjetor.

Ai tha: "Kam qenë duke nënshkruar kontrata për vite. Nuk është në duart e mia, është në duart e skuadrës sime legale".

"Për këtë arsye punësohen avokatët. Nëse e njeh historinë e boksit, sigurohu që avokatët ta bëjnë punën e duhur".

"Për këtë arsye ke menaxherë të mirë dhe avokatë të mirë. Pra, unë sigurisht që do ta nënshkruajë kontratën. Është vetëm në duart e avokatëve në këta minuta”.

Kështu, tani me këtë betejë që nuk do të zhvillohet, mbetet të shihet nëse do ketë ndonjë meç mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk për titullin e kampionit të padiskutueshëm të botës për peshat e rënda.

Kujtojmë, se ukrainasi mban tre rripe derisa Fury një, e të dy kanë hedhur gatishmëri për përballje, mirëpo momentalisht s’ka asgjë konkrete.

Lajme të ngjashme