Anthony Joshua zbulon datën se kur do ta nënshkruajë kontratën për betejën ndaj Tyson Fury - NACIONALE

Anthony Joshua zbulon datën se kur do ta nënshkruajë kontratën për betejën ndaj Tyson Fury

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Boksieri Anthony Joshua ka pranuar se do të nënshkruajë kontratën për përballjen me Tyson Fury më 3 dhjetor 2022.

Dy herë kampioni i peshave të rënda ka pranuar që të përballet me fituesin e WBC, Fury, më herët këtë muaj.

Por, marrëveshja ende nuk është nënshkruar me "Gypsy King" që i tha britanikut të shtunën se nëse nuk e nënshkruan kontratën deri të hënën, atëherë nuk ka marrëveshja.

Promovuesi i Joshua, Eddie Hearn së fundmi deklaroi se nuk do të nënshkruhet kontrata deri nesër, sa është afati i dhuruar.

Sidoqoftë, fituesi i medaljes së artë në Olimpiadën e 2012-es, gjatë një bisede në "Snapchat" ka qartësuar shumë situatën.

"Kam qenë duke nënshkruar kontrata për vite. Nuk është në duart e mi, është në duart e skuadrës sime legale".

"Për këtë arsye punësohen avokatët. Nëse e njeh historinë e boksit, sigurohu që avokatët ta bëjnë punën e duhur".

"Për këtë arsye ke menaxherë të mirë dhe avokatë të mirë. Pra, unë sigurisht që do ta nënshkruajë kontratën. Është vetëm në duart e avokatëve në këta minuta'.

Tashmë është e kuptueshme që Fury dhe Joshua do të përballen me njëri-tjetrin në stadiumin "Cardiff Principality".

Fury javën e kaluar ishte shumë i ashpër me Joshua, duke i kërkuar që ta nënshkruajë kontratën.

"Nënshkruajë kontratën AJ, ti p*** i vogël. Nënshkruajë atë kontratë p*** mashkull".

Derek Chisora, që është mposhtur dy herë nga Fury gjithashtu ka mbështetur Joshuan që ta mposht kampionin e botës.

Lajme të ngjashme