Tyson Fury dhe Derek Chisora përfshihen në një përplasje të nxehtë, pas një meçi boksi
Tyson Fury dhe Derek Chisora u përfshinë në një luftë fjalësh pas triumfit të Joe Joyce kundër Joseph Parker.
Fury ishte aty për të bërë tifo për mikun e tij, Parker, me të cilin stërvitet, vetëm për ta parë homologun nga Zelanda e Re të nokautuar.
'Gypsy King' po intervistohej nga 'talkSPORT' pas meçit, me Chisoran që u afrua.
Dyshja është ndeshur dy herë më parë, me të dy meçet që i ka fituar Fury, dhe miqësia që kishte mbetur mes tyre u zhduk kur 'Del Boy' përkrahi Dillian Whyte të mposhte kampionin aktual të WBC.
Fury kishte thënë se do ta grushtonte Chisoran herën tjetër që do të takoheshin, para se ta ftonte pastaj në një meç triologjik.
Nuk u hodhën grushte, por u shkëmbyen fjalë tensionuese.
🥊“If the fight happens, AJ’ll win.”
— talkSPORT (@talkSPORT) September 24, 2022
🤣 “I’ll knock him out inside 6 rounds & I’ll fight you in between rounds.”
Must watch as @Tyson_Fury & @DerekWarChisora CLASH after #JoyceParker 🔥🔥 pic.twitter.com/7nYmKWMM6T
Chisora: "Jam në Mançester".
Fury: "Dere, çka po ndodh".
Chisora: "Jam në Mançester. A të kujtohet çka the?"
Fury: "Çka thashë për Mançester?"
Chisora: "Ti the eja në Mançester dhe ndeshem me ty pa doreza dhe po flisje broqkulla. Jam këtu".
Fury: "Pse nuk e nënshkrove kontratën atëherë?"
Chisora: "Nuk më dërgove kontratë".
Fury: "Dy milionë".
Chisora: "Mos më dërgo mesazhe duke më thënë eja në shtëpinë time dhe do të ndeshem me ty pa doreza".
Fury: "Ndeshem me ty pa doreza. Pa problem. Kur të duash, në çdo vend, kudo. Pate dy milionë dhe i refuzove".
Chisora: "Nuk më dërgove asgjë".
Fury: "Nuk kishte nevojë ta dërgoja. Ti refuzove dy milionë".
Biseda pastaj u kthye nga meçi potencial i Furyt me Anthony Joshuan, i cili ka pasur një afat deri të hënën për të nënshkruar kontratën.
Chisora po përkrahte AJ për titullin, derisa 'Gypsy King' ofroi të ndeshej me rivalin e vjetër përsëri.
Chisora: "Nëse ndodh lufta, ai [AJ] fiton".
Fury: "Unë fitoj, e nokautoj brenda gjashtë rundeve. Nëse do, ndeshem edhe me ty mes rundeve. Është punë kaq e lehtë".
Chisora: "Ashtu si shoku yt Parker këtu".
Fury: "Shoku im të mposhti ty, megjithatë, apo jo? Dhe unë të mposht ty".
Chisora: "Ai u nokautua, megjithatë".
Fury: "Unë të nokautoj ty, çka thotë kjo për ty? Ai të mposhti ty, dhe unë të mposhta po ashtu".
Chisora: "Dëshiron të ndeshemi? Të paguaj rrogën".
Fury: "Nuk do kishe mundësi të përballoje pagën time".
Chisora: "Do të befasoheshe".
Fury: "Nëse rivali yt nuk do, unë definitivisht do të ndeshem me ty".
