Zyrtare: Koulibaly kalon nga Chelsea te Al Hilal
Skuadra nga Arabia Saudite, Al Hilal, ka konfirmuar transferimin e qendërmbrojtësit Kalidou Koulibaly nga Chelsea për 25 milionë euro, me senegalezin që do të fitojë afër 30 milionë euro në sezon.
Koulibaly pritej prej kohësh të largohej nga Stamford Bridge dhe largimi i tij më në fund u konfirmua sot, të dielën në mbrëmje. Ai iu bashkua të kaltërve vetëm verën e kaluar dhe bëri vetëm 23 paraqitje gjatë sezonit 2022-23.
🎬 We’ll continue to make history together 🤝💙#AlHilal_Video #AlHilal
— AlHilal Saudi Club (@Alhilal_EN) June 25, 2023
pic.twitter.com/CsIQNVGyh8
Reprezentuesi i Senegalit nuk do të jetë lojtari i fundit i Chelseat që përfundon në Arabinë Saudite këtë verë. N'Golo Kante është tashmë në rrugën e tij drejt kampionëve të Pro Ligës Saudite Al Ittihad, ndërsa Hakim Ziyech do të bashkohet me Cristiano Ronaldon në Al Nassr dhe Edouard Mendy do të bashkohet me Al Ahly.

32-vjeçari do të bashkohet me ish-yllin e Wolves Ruben Neves në Al Hilal dhe do të përpiqet të sfidojë Al Ittihad dhe Al Nassr për titullin e Ligës Pro Saudite sezonin e ardhshëm.
Karriera e senegalezit filloi të marrë hov te Napoli, ku ishte aventura më e gjatë e tij, plot tetë vite, pastaj për të kaluar te Chelsea për 38 milionë euro sezonin e kaluar, ku dështoi të shfaqë më të mirën e tij.
