Zyrtare: Dybala nënshkruan me Romën - NACIONALE

Zyrtare: Dybala nënshkruan me Romën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Paulo Dybala ka nënshkruar me Romën si lojtar i lirë, me argjentinasin që iu bashkua Jose Mourinhos pas një diskutimi të gjatë se ku do të jetë e ardhmja e tij pas mbarimit të kontratës me Juventusin.

Dybala qëndroi shtatë vite në Juventus, dhe me kalimin e kontratës në fund të qershorit ai sërish do të mbetet në Itali, por tani te verdhekuqtë.

Tifozët e Romës shpresojnë se Dybala do ta dërgojë skuadrën e Jose Mourinhos në tjetër nivel në sezonin 2022/23, me trajnerin portugez që synojnë kthimin në Ligën e Kampionëve, pas triumfit në sezonin që kaloi në Europe Conference League.

Marrëveshja e Dybalas me Romën

Sulmuesi argjentinas ka nënshkruar marrëveshje qëndrimi te Roma për tre vitet e ardhshme, që e mbanë atë në Stadio Olimpico deri në vitin 2025. Rroga e tij do të jetë afër 6 milionë euro në vit.

Me kë ishte në garë Roma për shërbimet e Dybalas?

Shumë skuadra nëpër Evropë ishin të lidhura me 28-vjeçarin, ndër to edhe skuadrat e Premierligës si: Arsenal, Chelsea, Manchester United e Tottenham Hotspur.

Ndërsa të interesuara ishin edhe Inter, Paris Saint-Germain, Barcelona, Milan dhe Bayern Munich, por Mourinho bëri atë që bëri dhe fitoi besimin e ish-lojtarit të Juventusit, duke i thënë se është vendi ideal për të vazhduar karrierën.

Trajneri i verdhekuqëve thuhet se ishte personi kyç që e bindi Dybalan, i cili ndeshjen e parë të sezonit të Serie A do ta zhvillojë më 14 gusht kundër Salernitana si mysafire.

Cilat janë nënshkrimet tjera të Romës në këtë afat kalimtar?

Në romë para Dybalas, arritën dhe tre futbollistë të tjerë. Ndër ta mesfushori serb, Nemanja Matic, me shumë përvojë, pastaj Zeki Celik e Mile Svilar, ndërsa u larguan nga skuadra: Henrikh Mkhitaryan, Alessandro Florenzi dhe Cengiz Under.

Mourinho ka thënë se këto investime ishin të nevojshme për të garuar për top katërshen e kampionatit italian e gjithashtu të garojë në Ligën e Evropës, me Dybalan që me shumë gjasa do të jetë nënshkrimi i fundit në këtë afat kalimtar.

Sipas raportimeve, Roma ka prioritet për një sulmues krahu, ku si mundësi janë parë Goncalo Guedes e Domenico Berardi, ndërsa interesimi i parë i Mourinhos ka qenë nënshkrimi me anësorin e Crystal Palaces, Wilfried Zaha.

Roma gjithashtu ishte raportuar se është në garë për mesfushorin spanjoll Isco, i cili Real Madridin muajin e kaluar, por ka hasur në garë me skuadrën spanjolle, Sevilla.

Lajme të ngjashme