Kurti tash thotë se synon “dakordim” me Hamzën dhe Abdixhikun për Nënkryetarët e Kuvendit: “Atyre u nevojiten votat tona”
Albin Kurti i Vetëvendosjes tha se opozitës u nevojiten votat e Vetëvendosjes për të zgjedhur Nënkryetarët e Kuvendit.
Për këtë tha se synon “dakordim” me kryetarin e PDK-së dhe të LDK-së.
“Meqenëse u nevojitet mbështetja e mazhorancës, edhe për propozimet e tyre, le të jemi pozitiv dhe konstruktiv dhe në këtë mënyrë të kemi kuvend të konstituar e shpejt qeveri të formuar e president, në mënyrë që të evitojmë zgjedhjet...Duhet të kemi dakordim për nënkryetarët dhe shpresoj që ta arrij sa më parë me Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhikun,” tha ajo.