“Ad Hoc” dhe pishman: Qysh e ndërroi Vetëvendosja rrëfimin, nga Simiq në LDK e PDK
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, u shty për të premtën. Gjatë seancës së ditës së mërkurë, Albulena Haxhiu u zgjodh Kryetare e Kuvendit të Kosovës.
Kur erdhi rradha e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, mënjëherë pas propozimit nga Lista Serbe, e ndërprenë seancën konsituive. Haxhiu ndërpreu seancën për disa minuta. Në ato minuta deputetët e Vetëvendosjes u shprehën përmes rrjeteve sociale se nuk mund të vazhdohet tutje, ndërkohë që në Kuvendin e Kosovës, propozimi nga Lista Serbe vie duke u shprehur, “në emër të popullit serb".
Mediat raportuan se në të njejtën formë Simiq kishte propozuar edhe në vitin 2021, kur Vetëvendosje ia votoi të propozuarin për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.
Pas kësaj situate, Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, e ndërroi arysetimin duke kritikuar PDK-në dhe LDK-në lidhur me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.
Mihali ka pyetur pse shumica parlamentare duhet t’i votojë kandidatët e këtyre dy partive për nënkryetarë, derisa ato, sipas saj, refuzojnë bashkëpunimin për zgjedhjen e presidentit.
“Pse duhet që 62 deputetë ta votojnë kandidaten e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit, kur PDK-ja deklaron se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjen e Presidentit në asnjë formë, as në bisedime, as në takime, as me prani në sallë?”, ka shkruar Mihali.
Ajo ka ngritur të njëjtën çështje edhe për kandidatin e LDK-së për nënkryetar të Kuvendit, duke thënë se ai është pozicionuar kundër marrëveshjes me Vetëvendosjen për zgjidhjen e ngërçit institucional.
“Nënkryetarët e Kuvendit nuk mund të kërkohen si privilegj i garantuar prej votave të shumicës, ndërsa përgjegjësia për funksionimin e institucioneve refuzohet”, ka deklaruar Mihali.
Sipas saj, partitë që kërkojnë marrëveshje dhe vota për postet në Kryesinë e Kuvendit duhet të pranojnë marrëveshje edhe për funksionimin e institucioneve të tjera.
“Nëse kërkojnë marrëveshje e votë për nënkryetarët e Kuvendit, duhet të pranojnë marrëveshje për funksionimin e institucioneve në tërësi”, ka shkruar ajo.
Mihali ka përfunduar se nuk mund të ketë marrëveshje vetëm për poste partiake, ndërsa vendi, sipas saj, të përballet me bllokadë institucionale dhe zgjedhje të reja.
Edhe Kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërije Nagavci me të përfunduar seanca, tha se problem në fakt s’është vetëm Simiq e Lista Serbe, por propozimi i LDK-së dhe PDK-së, për Kujtim Shalën, respektivisht Vlora Çitakun.
“Janë dy çështje: e para deklarata e Simiq në emër të popullit serb është e papranueshme. Unë këtë ja thash menjëherë dhe kërkova që t’a tërheq fjalën Simiq.
“Çështja e dytë ka të bëje me propozimin e dy partive të tjera, propozimin e PDK-së dhe LDK-së, ndërkohë që të dy deputetët, pra Çitaku dhe Kujtim Shala kanë thënë se nuk do të marin pjesë në zgjedhjen e Presidentit.” – tha ajo.
Ndryshe, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe rregullore të Kuvendit, çështja e konstituimit të Kuvendit, pra, edhe zgjedhja e nënkryetarëve është institute krejt i ndar me zgjedhjen e organeve të tjera kushtetuese. Në praktikën institucionale të vendit këto çështje deri këtë herë, nuk janë përzier mes vete.
Lëvzija Vetëvendosje duket se votat për nënkryetar të Kuvendit i kushtëzon me ato për President.