Roma bën ofertën e parë për Paulo Dybalan, tani presin përgjigjen e argjentinasit - NACIONALE

Roma bën ofertën e parë për Paulo Dybalan, tani presin përgjigjen e argjentinasit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Roma po pret një përgjigje nga sulmuesi Paulo Dybala pas takimit të së dielës, sipas raportimeve në Itali.

Raportet e fundit kishin sugjeruar se opsionet e mbetura të Dybala për një transferim janë Roma dhe Napoli, me dy gjigantët si Inter dhe Milan që janë larguar përfundimisht nga gara.

Dhe “Sky Sport Italia” raporton se ka ndodhur një takim midis delegatëve të Romës dhe përfaqësuesve të Dybalas të mërkurën me klubin romak që ka bërë ofertën e parë, e tani janë në pritje të një përgjigjeje.

Prej kohësh është raportuar se Dybala ka qenë një kërkesë personale nga trajneri i Romës, José Mourinho dhe raporti sugjeron se ai dhe klubi shpresojnë se sulmuesi argjentinas do ta pranojë ofertën e tyre.

Mourinho u citua kohët e fundit të ketë thënë se ai ishte "i frustruar" me mungesën e aktivitetit të transferimit të Romës, por se e kishte bërë Dybalan objektivin e tij kryesor.

Ndërsa, gazetari Nicolo Shcira shton se Roma ka ofruar 4 milionë euro drejt sulmuesit, derisa kërkesat e këtij të fundit janë 6 milionë euro për sezon.

Dybala iu bashkua Juves nga Palermo në 2015 pesë tituj të Serie A si dhe Kupën e Italisë në katër raste.

Në total, ai bëri 293 paraqitje për Bianconerët dhe shënoi 115 gola para se të largohej si i lirë pas skadimit të kontratës së tij.

Inter dhe Milan largohen papritmas nga gara

Ajo që ishte befasi padyshim ishte largimi i dy rivalëve për titull në edicionin e kaluar nga gara për shërbimet e Dybalas.

“Neurazzurët” deri vonë e kërkuan shërbimet e argjentinasit duke pasur edhe negociata, mirëpo me rikthimin e Romelu Lukakut dhe mos largimin e ndonjë sulmuesi vendosën përfundimisht ta heqin nga lista.

Kurse, sa i përket Milanit, veçse ka qenë një interesim i thjeshtë pa ndonjë bisedë konkrete, pasi drejtuesit raportohet se nuk janë të gatshëm t’ia plotësojnë “dëshirat financiare”.

Kështu, ditëve të ardhshme Dybala do të vendos përfundimisht se cilës skuadër t’i bashkohet, Romës apo Napolit ngase siç dihet ka hedhur poshtë mundësinë e largimit nga kampionati italian.

Lajme të ngjashme