Zyrtare: Djokovic mungon në US Open, pasi iu ndalua hyrja në Amerikë shkaku i vaksinës - NACIONALE

Zyrtare: Djokovic mungon në US Open, pasi iu ndalua hyrja në Amerikë shkaku i vaksinës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Novak Djokovic ka njoftuar se nuk do të luajë në grand slamin e fundit të këtij viti US Open, i cili nis të hënën, sepse s'i lejohet hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak se nuk është i vaksinuar kundër Covid-19.

SHBA-ja kërkon që shtetasit e huaj të jenë të plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19 për të hyrë në vend, kjo do të thotë se Djokovicit, i cili e ka bërë të qartë vazhdimisht se nuk do ta marrë vaksinën, nuk iu lejua të hynte në Amerikë.

“Fatkeqësisht, nuk do të jem në gjendje të udhëtoj drejt Nju Jorkut këtë herë për US Open”, njoftoi Djokovic në një shkrim në rrjetin social Twitter.

Synimi përfundimtar i Novak Djokovicit, për ta përfunduar karrierën me më së shumti tituj grand slam në histori, mori tjetër goditje të enjten pasi ai përfundimisht mësoi se SHB-ja nuk do të bëjë përjashtim nga ligjet e saj për ta lejuar të luajë në Nju Jork.

Tenisti serb i ka fituar 21 tituj grand slam, të fundit në Wimbledon muajin e kaluar, dhe ngel një titull mbrapa Rafael Nadalit i cili mban rekordin për më së shumti.

Por vendimi i Djokovicit për të mos u vaksinuar kundër pandemisë Covid-19 nënkupton se ai ka humbur disa mundësi këtë vit për të fituar më shumë tituj. Atij nuk iu lejua të luajë në Australian Open në fillim të këtij viti dhe tani as në US Open, i cili nis në fund të këtij muaji.

Djokovici, emri i të cilit u shfaq në listën e lojtarëve pjesëmarrës në US Open për këtë vit deri sot, nuk është vaksinuar kundër Covid-19 dhe që prej tetorit 2021, Shtetet e Bashkuara ua kanë ndaluar hyrjen në vend vizitorëve të pavaksinuar.

Qendra e SHBA-së për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve (CDC), e cila agjenci kombëtare për mbrojtjen e shëndetit, kërkon që qytetarët e huaj të kenë patjetër dëshmi se janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19 para se të udhëtojnë me aeroplan nga një vend i huaj.

Ky ligj ia ka ndaluar Djokovicit pjesëmarrjen në turnet ATP Masters 1000 në Indaian Wells dhe Miami në mars dhe në prill, si dhe në Cincinnati Open javën e kaluar.

Tenistit serb do t’i duhet të presë deri në fillim të vitit të ardhshëm për të tentuar ta barazojë rekordin e Nadalit për më së shumti titujt grand slam, në Australian Open 2023 në Melbourne.

Lajme të ngjashme