US Open 2022: A do të lejohet Novak Djokovic të luajë? - NACIONALE

US Open 2022: A do të lejohet Novak Djokovic të luajë?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Synimi përfundimtar i Novak Djokovicit është ta përfundojë karrierën me më së shumti tituj grand slam në histori.

Tenisti serb i ka fituar 21 tituj grand slam, të fundit në Wimbledon muajin e kaluar, dhe ngel një titull mbrapa Rafael Nadalit i cili mban rekordin për më së shumti.

Por vendimi i Djokovicit për të mos u vaksinuar kundër pandemisë Covid-19 nënkupton se ai ka humbur disa mundësi këtë vit për të fituar më shumë tituj.

Atij nuk iu lejua të luajë në Australian Open në fillim të këtij viti dhe mund të mos i lejohet të luajë as në US Open në fund të këtij luaj, megjithëse 35-vjeçari tha se fundmi se po lutet qe do t’i mundësohet hyrja në Amerikë.

A mund të luajë Djokovici në US Open?

Siç qëndrojnë gjërat, jo.

Djokovici, emri i të cilit ende shfaqet në listën e lojtarëve pjesëmarrës në US Open për këtë vit, nuk është vaksinuar kundër Covid-19 dhe që prej tetorit 2021, Shtetet e Bashkuara ua kanë ndaluar hyrjen në vend vizitorëve të pavaksinuar.

Qendra e SHBA-së për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve (CDC), e cila agjenci kombëtare për mbrojtjen e shëndetit, kërkon që qytetarët e huaj të kenë patjetër dëshmi se janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19 para se të udhëtojnë me aeroplan nga një vend i huaj.

Ky ligj ia ka ndaluar Djokovicit pjesëmarrjen në turnet ATP Masters 1000 në Indaian Wells dhe Miami në mars dhe në prill, si dhe në Cincinnati Open javën e kaluar.

A ka mundësi që ligji të ndryshojë në mënyrë që ai të luajë?

CDC-ja i ka zbutur disa prej kufizimeve kundër Covid-19 më 11 gusht, përfshirë duke i bërë të njëjta disa rregullave për qytetarët amerikanë të pavaksinuar me ata të vaksinuar.

Pas njoftimit për këto ndryshime, CDC-ja tha se do të punojë për disa ndryshime edhe në fushën e udhëtimit, përfshirë dokumente të veçanta të udhëtimit.

Kjo ka bërë që të rriten shpresat për Djokovicin dhe tifozët e tij se kufizimet për vizitorët e pavaksinuar do të lehtësohen para se të fillojë US Open.

Lajme të ngjashme