Tahiri: VV-ja është “organizatë banditeske e veshur me pushtet”, po tenton ta fusë Kosovën në anarki - NACIONALE

Tahiri: VV-ja është “organizatë banditeske e veshur me pushtet”, po tenton ta fusë Kosovën në anarki

1 orë më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës dhe deputetët e saj kanë shkuar sot në sallën e Kuvendit të Kosovës, pasi kanë kërkuar nga kryesuesi Avni Dehari vazhdimin e seancës konstituive, por një gjë e tillë, siç ka thënë Arian Tahiri, nuk ka ndodhur.

Tahiri ka folur nga foltorja e Kuvendit, ani pse nuk është thirrur seanca për vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

Në emër të deputetëve të PDK-së ka folur Arian Tahiri, i cili e ka quajtur Vetëvendosjen “organizatë banditeske të veshur me petkun e pushtetit”, duke akuzuar këtë parti se po tenton ta fusë Kosovën në anarki.

“Dyert e Kuvendit të Kosovës po mbyllen dhe Kuvendi po bllokohet, edhe ju gazetarë dhe media e kishit sfidë që të ishit bashkërisht me neve, me qëllimin e vetëm që të informoni qytetarët e Kosovës se çfarë është duke ndodhur me Kushtetutën, me rendin kushtetues dhe me qasjen dhe tendencën e organizatës banditeske të veshur me petkun e pushtetit dhe përmes pushtetit po tenton që me e fut shoqërinë tonë në anarki”, tha Tahiri.

Ai gjithashtu ka thënë se deputetët e PDK-së i janë drejtuar kryesuesit Avni Dehari për vazhdimin e seancës.

“Përkundër kërkesës tonë, nuk është thirrur vazhdimi i seancës”, ka thënë Tahiri.

Lajme të ngjashme