Zyrtare: Chelsea nënshkruan kontratë gjashtëvjeçare me talentin nga Bregu i Filldishtë
David Datro Fofana është përforcimi i radhës i Chelseat. Klubi londinez zyrtarizoi afrimin e sulmuesit të ri afrikan, me të cilin madje nënshkroi kontratë gjashtëvjeçare.
Nuk ka të ndalur Chelsea. Blerja më e re e klubit londinez është David Datro Fofana, i cili vjen nga Molde, pas përshtypjeve të mira që kishte krijuar me paraqitjet e tij.
“Jam këtu. Jam shumë i lumtur të nënshkruaj për Chelsea, që është klubi i ëndrrave të mia. Shihemi së shpejti në fushë”, ishin fjalët e para të përfaqësuesit francez.
Kontrata e tij do të jetë e vlefshme deri në qershorin e vititit 2029, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër nëse gjërat do të shkojnë në drejtimin e duhur. Kartoni i 20-vjeçarit klubit londinez i kushtoi 12 milionë euro.
Chelsea Football Club has finalised the transfer of David Datro Fofana from Molde! 🤝
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 7, 2023
Në sezonin 2021/2022 të kampionatit norvegjez kishte regjistruar një rendiment shumë të mirë, me 15 gola të shënuar në 24 paraqitje.
Chelsea shumë shpejt pritet ta zyrtarizojë afrimin e një tjetri talenti të ri. Bëhet fjalë për mesfushorin e Vasco Da Gama, Andrey Santos.
Eksperti i transferimit të futbollistëve, Fabrizio Romano, lajmin e kumtoi dje në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”. Sipas Romanos mesfushori brazilian ka nënshkruar një kontratë afatgjate.
“Zyrtare. E konfirmuar. Andrey Santos ka nënshkruar një kontratë afatgjate si futbollist i ri i Chelseat duke u transferuar nga Vasco Da Gama”, tha ai.

Romano njoftoi edhe në lidhje me shifrën e parave që drejtuesit e klubit anglez kanë paguar për klubin brazilian në mënyrë që ta siguronin kartonin e tij.
“Chelsea do t’i paguajë 12,5 milionë euro Vasco Da Gamas për talentit brazilian, që është i gjeneratës 2004. Ai është në Londër që nga java e kaluar”, përfundoi Romano.
