Zvicra gjunjëzon Spanjën, Portugalia fiton me rezultat të thellë ndaj Republikës Çeke - NACIONALE

Zvicra gjunjëzon Spanjën, Portugalia fiton me rezultat të thellë ndaj Republikës Çeke

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Sot, në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kombeve spikaten sfidat e Ligës A, ku Zvicra shënoi një rezultat të madh duke mposhtur Spanjën 1:2 në udhëtim. Ndërsa, Portugalia shënoi fitore 0:4 ndaj Republikës Çeke.

Zvicra e udhëhequr nga Granit Xhaka, doli ta fitojë një ndeshje shumë me peshë ndaj Spanjës në udhëtim.

Me këtë fitore, kombëtarja helvete lë të hapur mundësinë që të dalë në vend të dytë në grup, pasi ka dy pikë më pak sesa Spanja, edhe pse mbetet një mision i vështirë.

Granit Xhaka luajti si kapiten për 90 minuta, duke mos u zëvendësuar nga përzgjedhësi Yakin, pasi futbollisti me prejardhje kosovare zhvilloi një tjetër paraqitje të mirë, duke e konfirmuar kështu formën e mirë që po kalon në këtë fillim sezoni.

Të dy kombëtaret do të jenë pjesëmarrëse edhe në Botërorin e Katarit 2022 që do të fillojë gjatë nëntorit. Zvicra me atë çfarë tregoi sot, bëri të qartë që nuk mund të flitet më për një kombëtare që merr rezultate të mira rastësisht, por që ka krijuar një identitet të lojës së saj, të cilën e zbaton me shumë personalitet dhe zotëri.

Spanja e Enriques gjatë tërë kohës është karakterizuar si një kombëtare që nuk arrin të krijojë një stabilitet në formë, e as në rezultate. Shumë rënie në lojë dhe shumë ringjallje. Ndërkohë, Federata e Futbollit të Spanjës, përmes zyrtarëve të saj, ka bërë të ditur që e ardhmja e përzgjedhësit Enriques do të përcaktohet pas Botërorit të sivjem.

Portugalia nga ana tjetër është shumë pranë që ta sigurojë primatin në grup. Pas tre ditësh do të luajë ndaj Spanjës në ndeshjen jetike. Ekipit kombëtar portugez do t'i mjaftojë qoftë vetëm një barazim për ta përfunduar grupin në pozitën e parë.

Golat e shënuar në Ligën A

Spanja 1:2 Zvicra

Zvicra kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Akanji në minutën e 21-të.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Ndërkaq, në fillim të pjesës së dytë Spanja shënoi golin e barazimit në minutën e 55-të me Alba.

Mirëpo kjo epërsi zgjati vetëm tre minuta, pasi Embolo riktheu epërsinë në favor të Zvicrës, për t’ia sjellë tre pikët e plota.

Republika Çeke 0:4 Portugalia

Portugalia fitoi më lehtë seç pritej përballë Republikës Çeke. Së pari, llogarinë e golave e hapi Dalot në minutën e 33-të.

Fernandes në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë dyfishoi epërsinë, duke shfrytëzuar mirë një pasim të Rui.

Në pjesën e dytë sërish në skenë doli Dalot. Mbrojtësi i djathtë gjeti golin e dytë personal në ndeshje, duke shënuar në minutën e 52-të për 0:3.

Tek në fund të ndeshjes, pas një ekzekutimi të një këndoreje, Ronaldo devijoi topin me kokë, me ç’rast nga afërsia shënoi Jota për 0:4.

Rezultatet e arritura në Ligat B dhe C

Liga B:

Izrael 2:1 Shqipëri

Armenia 0:5 Ukrainë
Slloveni 2:1 Norvegji

Skoci 2:1 Irlandë
Serbi 4:1 Suedi

Liga C:

Irlanda Veriore 2:1 Kosovë

Qipro 1:0 Kosovë

Lajme të ngjashme