Xhevat Prekazi lartëson Rashicën për gazetën turke: Është i jashtëzakonshëm, është futbollist i kompletuar
Ish-ylli i Hajdukut dhe Galatasarayt, Xhevat Prekazi, ka zgjedhur fjalë të mëdha për Milot Rashicën, kur u intervistua së fundmi nga njëra prej gazetave më të madhe turke.
Emri i Xhevat Prekazit për futbollin turk është tej mase i madh dhe i respektuar. Kontributi i tij për Galatasarayn dikur si futbollist ishte aq i madh, saqë ka lërë gjurmë enorme.
Ish-mesfushori i spikatur mitrovicas u pyet edhe rreth bashkëkombësit së tij, Milot Rashicës. Për të, Prekazi zgjodhi fjalët më miradije të mundshme
"Më pëlqen shpirti i shkuadrës. Rashica është i jashtëzakonshëm. Ka të gjitha. Të gjitha! Duket edhe shumë i mençur. Di se kujt t'ia shërbejë topin dhe ku. Ai është një futbollist i kompletuar. Natyrisht, për mua, Milot Rashica luan si lojtar i madh", theksoi Prekazi për “Fanatik”.
Kujtojmë se ai ka zgjedhur të banojë në kryeqendrën e Serbisë, respektivisht në Beograd, aty ku është rritur që prej moshës së re. Pasi kishte shkëlqyer në grupmoshat e reja të Trepçës, ai kishte bindur drejtuesit e Partizanit që ta siguronin kartonin e tij. Ndërkaq një sezon te Hajduku (1984-1985) dhe gjashtë të tjera te Galatasaray (1985-1991) – kanë shënuar karrierën e tij të ndritshme.

Ndërkaq sa i përket Milot Rashicës ai është pjesë e Galatasarayt nga shtatori i vitit 2022. Norwich u pajtua që ta huazojë në skuadrën nga Stambolli për një sezon, me të drejtë të blerjes së kartonit të tij pasi të përfundojë kontrata në fjalë.
26-vjeçari është pjesë e rëndësishme e formacionit bazë të trajnerit Buruk. Ai është titullar në çdo ndeshje, anipse paraqitjet e fundit nuk kanë qenë shumë bindëse, duke qenë nën hije, pa mundur shumë që ta tregojë potencialin e vet.
Galatasarayi për momentin udhëheq në renditjen tabelore në kampionatin turk me 45 pikë të arkëtuara, ose thënë ndryshe me një epërsi prej 4 pikëve distancë nga rivali i urryer lokal, Fenerbahçe. Pika e dobët e përfaqësuesit kosovar në këtë sezon të kampionatit turk është se nuk ka arritur akoma ta gjejë rrugën e golit.
