Galatasary fiton derbin turk ndaj Fenerbahces, Rashica zhvillon 70 minuta - NACIONALE

Galatasary fiton derbin turk ndaj Fenerbahces, Rashica zhvillon 70 minuta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Galatasaray e ka fituar derbin e "çmendur" turk ndaj Fenerbahces, në kuadër të xhiros së 17-të në Superligën e Turqisë.

Ylli kosovar Milot Rashica zhvilloi një tjetër paraqitje të shkëlqyeshme për 70 minuta sa ishte në fushë, me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 0:3.

Ashtu siç pritej, dy skuadrat u hodhën në ofensivë nga minuta e parë në përpjekje që të gjejnë golin në stadiumin e stërmbushur.

Pas 16 minutave lojë, Abdulkerim Bardakci shënoi një gol nga afërsia, por pas rishikimit të VAR-it u anulua për pozitë jashtë loje.

Vetëm disa minuta më vonë, Galata gjeti sërish rrugën drejtë rrjetës, por prapë goli u anulua për të njëjtën arsye - pra pozitë jashtë loje.

Ishte mbrojtësi i krahut Sergio Oliviera që me një goditje të shkëlqyeshme vollej i dha epërsinë Galatasaray pas 32 minutave lojë, rezultat ky që doli të jetë i fundit për këtë pjesë.

Në pjesën e dytë, Rashica zhvilloi lojë më të bukur duke mbajtur më shumë topin dhe bëri dy pasime të shkëlqyeshme, por fatkeqësisht për të bashkëlojtarët nuk i konkretizuan në gol.

Kështu, në minutën e 70-të, trajneri i Okan Buruk e zëvendësoi kosovarin me Yunus Akgun.

Galatasaray vazhdoi të jetë më dominues dhe e dyfishoi epërsinë përmes Kerem Akturkoglu, i cili u asistua nga Mauro Icardi (78').

Fitoren e vulosi në kohën shtesë vetë Icardi me një gol të bukur (90+12').

Me këtë fitore, Galatasaray po vazhdon në rrugën e mbarë drejt titullit duke qenë lider me 39 pikë, katër më shumë se Fenerbahce që renditët e dyta.

Lajme të ngjashme