Trump: “Koha që ta mësojmë Kanadanë se nuk mund ta bëjë këtë më” - NACIONALE

Trump: “Koha që ta mësojmë Kanadanë se nuk mund ta bëjë këtë më”

39 minuta më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të mërkurën se është “koha ta mësojmë Kanadanë se nuk mund ta bëjë këtë më”, vetëm disa ditë pas dështimit të bisedimeve tregtare mes dy vendeve fqinje.

“Unë pata një marrëveshje, ishte marrëveshje goxha e mirë, e dini, goxha e mirë. Ata nuk kanë asgjë që ne duhet ta kemi, në rregull, mund t’ia dalim. Dua të them, janë ca gjëra që do ta bënin këtë të papërshtatshme, por mund t’i marrim ato diku tjetër. Dhe është koha që ta mësojmë Kanadanë se ju nuk mund ta bëni këtë më” – deklaroi presidenti amerikan, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Trumpi të shtunën vendosi taksë prej 50 për qind ndaj importeve kanadeze me vlerë të 20 miliardë dollarëve, pasi bisedimet mes dy vendeve për gjetjen e një marrëveshjeje dështuan.

Kanadaja të martën u kundërpërgjigj me taksa hakmarrëse ndaj importeve amerikane me vlerë të rreth 20 miliardë dollarëve dhe njoftoi masa mbështetëse për bizneset dhe punëtorët. Taksat e reja hyjnë në fuqi më 8 tetor.

Trumpi gjithashtu njoftoi taksë prej 50 për qind ndaj automjeteve dhe pjesëve të tyre që vijnë nga Kanadaja. Kjo masë do të hyjë në fuqi më 1 janar.

Ambasada e Kanadasë në Uashington nuk komentoi menjëherë të mërkurën.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Peter Navarro, parashikoi të mërkurën se marrëveshja që Kanadaja në fund do ta nënshkruajë me ShBA-në do të jetë më e keqe se ajo që i ishte ofruar javën e kaluar.

Lajme të ngjashme