Vedat Muriqi: Në Kosovë punoja si kamerier, shpresoj se në Mallorca më shohin si një Eto’o - NACIONALE

Vedat Muriqi: Në Kosovë punoja si kamerier, shpresoj se në Mallorca më shohin si një Eto’o

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vedat Muriqi shpreson se do të përfundojë si në legjendë e klubit spanjoll Mallorca dhe njerëzit të shohin si një Samuel Eto’o në ishull, pas vështirëve të mëdha për të arritur deri në La Liga nga puna fillestare si kamerier në Kosovë.

Shumë pak futbollistë po kënaqen sa Muriqi këtë sezon dhe tifozë të pak klubeve po e shijojnë lojën e një lojtari si ata të Mallorcas të sulmuesit të tyre kosovar.

Muriqi i shënoi pesë gola në pesë ndeshjet e fundit dhe e realizoi golin e triumfit kundër Atletico Madridit të mërkurën mbrëma, duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga tani për tani, pas Robert Lewandowskit të Barcelonës.

Në një intervistë për Radioestadio në Spanjë, Muriqi tha: “Në Kosovë, fëmijët fillojnë të punojnë nga mosha nëntëvjeçare. Unë kam punuar si kamerier”.

Përfaqësuesi i Kosovës iu bashkua Mallorcas fillimisht në huazim janarin e kaluar dhe e ringjalli veten, duke i ndihmuar skuadrës ishullore të mbijetonte në La Liga. Në verë, Mallorca bëri përpjekje të mëdha për ta blerë atë nga Lazio dhe ia doli duke i dhënë 10 milionë euro për të.

Kur mbërrita këtu nga Italia, më pëlqente shumë sepse futbolli është më teknikë. Nga dita e para doja të luaja më shumë dhe shpresoj se karrierën do ta përfundoj këtu. Në Mallorca kam fituar shumë vetëbesim, nga trajnerët, bashkëlojtarët dhe tifozët”, theksoi 28-vjeçari nga Prizreni.

Ish-sulmuesi i Lirisë së Prizrenit shpreson se tifozët e Mallorcas një ditë do ta shohin atë si ish-sulmuesin e tyre Samuel Eto’o.

Kur erdha këtu e dija se kjo ishte mundësia ime e fundit. Dhe i falënderoj ata që ma dhanë besimin për të qenë mirë. Ende nuk kam bërë asgjë për të qenë idhull i tyre, por shpresoj të jem këtu për shumë vite dhe, pse jo, ata të më shohin mua si Samuel Eto’on”, nënvizoi ai.

Muriqi është përfshirë drejtpërdrejt në nëntë nga 13 golat e shënuara nga Mallorca deri tani në ligë. Ai i ka shënuar 8 gola dhe e ka dhënë një asist.

Lajme të ngjashme