Vedat Muriqi sërish hero, Mallorca triumfon ndaj Atletico Madridit
Mallorca ka vazhduar me ecurinë pozitive, duke mposhtur në shtëpi Atletico Madridin, në kuadër të xhiros së 14-të në La Liga.
Ishte ylli kosovar Vedat Muriqi që realizoi golin e vetëm në sfidë, që vlen tre pikë për Mallorcan.
Ndeshja ishte shumë e baraspeshuar, deri në minutën e 16-të të ndeshjes, ku Jame Costa asistoi për mrekulli te Vedat Muriqi, që u lirua për mrekulli dhe realizoi lehtësisht nga afërsia (16').
Vetëm pesë minuta më vonë, Alvaro Morata shënoi nga afërsia, por pas rishikimit të VAR-it, doli që ishte pozitë jashtë loje (21').
Tutje, ndeshja ishte shumë e baraspeshuar, pasi asnjëra skuadër nuk i finalizojë aksionet
Atletico Madrid kishte disa mundësi të mira në përfundimin e ndeshjes përmes Moratas, por që portieri vendas bëri disa pritje të bukura.
Mallorca në anën tjetër rrezikoi përmes Amath Ndiaye, sidoqoftë Jan Oblak dëshmoi prapë pse është ndër portierët më të mirë në botë me një pritje të shkëlqyeshme.
Kështu, për Mallorcan kjo është një fitore e madhe, pasi ngritën në xhiron e 10-të me 19 pikë të mbledhura, derisa Atletico Madrid tani bie në pozitën e gjashtë me 24 sosh.
Vedat Muriqi po vazhdon formën e lartë në kampionatin spanjoll, ku tani është lojtari i dytë me më së shumti gola, tetë sosh, vetëm pesë prapa yllit të Barcelonës, Robert Lewandowski.
Njëkohësisht për dy skuadrat kjo ishte ndeshja e fundit para Kupës së Botës dhe do të kthehen në fushë me 31 dhjetor. Mallorca do t'i shkojë Getafes, derisa Atletico do të ketë punë me Elche