"Unë i mbaj vetëm të artat" - Mourinho e hedh medaljen e humbësit te tifozët - NACIONALE

"Unë i mbaj vetëm të artat" - Mourinho e hedh medaljen e humbësit te tifozët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jose Mourinho ia ka hedhur në duar medaljen e humbësit një tifozi të ri, derisa i përshëndeti plot emocione tifozët e Romës pas disfatës në finale të Ligës së Evropës kundër Sevillës të mërkurën mbrëma.

Mourinho, i cili kishte një rekord të përkryer në finalet evropiane para përballjes me Sevillën në Budapest, pësoi disfatë 4:1 në penallti kundër ekipit spanjoll.

Për Sevillën ky ishte titulli i shtatë në Ligën e Evropës në 17 vitet e fundit.

Paulo Dybala e kaloi Romën në epërsi pas gjysmë ore lojë, por Gianluca Mancini shënoi autogol në minutën e 55-të dhe rezultati u barazua për ta çuar ndeshjen në vazhdime.

Kjo ndeshje e tensionuar, në të cilën gjyqtari anglez Anthony Taylor i ndau 14 kartonë të verdhë, u desh të vendosej në penallti, ku Sevilla triumfoi bindshëm.

Mourinho nuk e vuri në qafë medaljen e finalistit dhe vendosi ta hedhë atë në turmë, ku e priti një tifoz i ri i Romës.

I zhgënjyer, trajneri portugez ia mbathi drejt zhveshtores menjëherë.

E ardhja e Mourinhos në klubin e kryeqytetit italian është e pasigurt tani.

Ai ka oferta nga Arabia Saudite por edhe nga gjiganti francez Paris Saint-Germain. Në dhjetor, Mourinho e kishte refuzuar kombëtaren e Portugalisë.

Lajme të ngjashme