Mancini ‘fytyra tragjike’ e Romës, Sevilla fiton Ligën e Evropës - NACIONALE

Mancini ‘fytyra tragjike’ e Romës, Sevilla fiton Ligën e Evropës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sevilla ka fituar Ligën e Evropës pas ekzekutimit të penalltive duke mposhtur Romën dhe siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.

Derbi mes Sevillas dhe Romës që u zhvillua në Hungari doli të jetë shumë interesant me rezultatin përfundimtar 1:1, derisa nga pika e bardhë më të saktë u treguan spanjollët duke fituar me rezultat 4:2.

Roma e nisi shumë më mirë takimin duke kaluar në epërsi pas një kundëraksioni fantastik me Mancinin që mori topin në mesfushë dhe asistoi te Paulo Dybala i cili ishte i saktë nga afërsia.

Pas kësaj, Sevilla tentoi me Ivan Rakitic që provoi nga distanca dhe goditi shtyllën por që s'përfundoi brenda rrjetës.

Skuadra spanjolle ishte më e mirë në pjesën e dytë duke barazuar rezultatin me anë të një autogoli të Mancinit, që shënoi në portën e vetë në përpjekje për ta devijuar.

Roma pastaj kishte një mundësi të artë shënimi me Andrea Belottin, mirëpo italiani dëshpëroi nga afërsia pas një harkimi fantastik.

Kësisoj meqenëse asnjëra skuadër nuk i finalizoi aksionet ndeshja shkoi në vazhdime. As aty asnjëra nga klubet nuk gjetën rrugën drejtë golit duke pasur disa ndërprerje shkaku i lëndimeve.

Sevilla dominoi plotësisht sa i përket posedimit por që larg finalizimit të aksioneve, kurse Roma disi ishte pajtuar që fituesi të vuloset nga pika e bardhë.

Nga 11-metërshi më të mirë u treguan skuadra spanjolle duke qenë të gjithë të saktë, derisa te Roma fytyra tragjike doli të jetë Mancini që përpos autogolit edhe e humbi penalltinë e parë.

Pas tij edhe Ibanez dështoi nga 11-metërshi që e dërgoi Sevillan direkt e në kompeticionin më të madh në botë.

Lajme të ngjashme