UEFA nis procedurë disiplinore ndaj Mourinhos për gjuhën abuzive ndaj gjyqtarit Anthony Taylor - NACIONALE

UEFA nis procedurë disiplinore ndaj Mourinhos për gjuhën abuzive ndaj gjyqtarit Anthony Taylor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

UEFA ka nisur një procedurë disiplinore ndaj Jose Mourinhos për gjuhë fyese dhe abuzive ndaj gjyqtarit anglez Anthony Taylor, të cilin e konfrontoi në parkingun e stadiumit pas finales së Ligës së Evropës të mërkurën.

Trajneri i Romës dhe stafi i tij ishin abuzivë karshi gjyqtarit të Premierligës në disa raste gjatë disfatës së tyre kundër Sevillës në Budapest.

Pas ndeshjes, Mourinho iu vërsul gjyqtarit deri në parkingun e stadiumit, duke e quajtur atë të pacipë.

Mourinho i vazhdoi kritikat ndaj gjyqtarit edhe në konferencën për media pas ndeshjes, duke thënë: “Më duhet t’i mbroj djemtë e mi, dhe më duhet të them se jemi mësuar me këtë, por ta shohësh këtë referim në një finale evropiane është shumë, shumë e rëndë”.

Ky është rezultat i padrejtë me ato që ndodhën kundër nesh. Gjyqtari u duk spanjoll, kartonë të verdhë gjithkah. Lamela është dashur të përjashtohej”, tha Mourinho pas ndeshjes.

Përveç Mourinhos, edhe të dy klubet janë në procedurë disiplinore për shkak të sjelljes së tifozëve të tyre.

Taylor dhe familja e tij u sulmuan në aeroport para fluturimit për në shtëpi pas finales të enjten.

Pamje në rrjetet sociale shfaqën ata duke u bartur nga një kafene në një zonë të sigurt nga sigurimi i aeroportit.

Lajme të ngjashme