Mourinho i vërsulet gjyqtarit deri në parking: I pacipë, ik mbushu! (video) - NACIONALE

Mourinho i vërsulet gjyqtarit deri në parking: I pacipë, ik mbushu! (video)

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jose Mourinho e ka quajtur të pacipë gjyqtarin anglez Anthony Taylor në parkingun e stadiumit, pas disfatës së Romës kundër Sevillës në finale të Ligës së Evropës.

Portugezi po synonte të bëhej trajneri i parë që e fiton Ligën e Evropës me tri klube të ndryshme, por nuk ia arriti pasi Sevilla e mposhti skuadrën e tij italiane në penallti 4:1, pasi rezultati në kohën e rregullt dhe në vazhdime ishte 1:1.

Gjyqtari anglez Taylor i dha 13 kartonë të verdhë gjatë ndeshjes – që ishte rekord për një finale evropiane – dhe edhe vetë Mourinho u ndëshkua për protesta në çastet e fundit të vazhdimeve.

Pas ndeshjes, zemërimi i Mourinho me gjyqtarin vazhdoi deri në parkingun e stadiumit.

Ai iu afrua minibusit të gjyqtarëve dhe bërtiti “është e turpshme, ta hajë dreqi, e turpshme”.

Mourinho iu drejtua atij pastaj në italisht “ik pir**u” dhe para se të largohej i tha përsëri, “urime, i pacipë i dreqit”.

60-vjeçari u tërbua kur Erik Lamela nuk u përjashtua nga loja me një karton të dytë të verdhë dhe e thumboi Tayloin duke e quajtur spanjoll.

“Unë thashë se do të dilja si fitues ose i vdekur. Ne kemi vdekur, të vdekur nga gjithçka, të vdekur nga lodhja. Ky është rezultat i padrejtë me ato që ndodhën kundër nesh. Gjyqtari u duk spanjoll, kartonë të verdhë gjithkah. Lamela është dashur të përjashtohej”, tha Mourinho pas ndeshjes.

Lajme të ngjashme