Kurti e Abdixhiku s’shkojnë në marsh, Limaj: E pakuptimtë, shkronjat e UÇK-së duhet t’i bashkojnë ata që e ndjejnë vetën shqiptarë - NACIONALE

Kurti e Abdixhiku s’shkojnë në marsh, Limaj: E pakuptimtë, shkronjat e UÇK-së duhet t’i bashkojnë ata që e ndjejnë vetën shqiptarë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se mungesa e Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut në Marshin për Liri është e pakuptimtë.

Ai ka thënë se shkronjat e UÇK-së duhet t’i bashkojnë atë që e ndjejnë vetën shqiptarë.

“Ajo që po ndodhë në Hagë dhe tri shkronjat e UÇK-së, nuk ka ndarje, i takon çdo shqiptari. Nëse diku nuk duhet të ketë ndarje është ky rast, edhe ata që s’marrin pjesë e dijnë mirë se çka do të thotë vendimi i së mërkurës për shtetin, të ardhmen dhe historinë e Kosovës.

Për mu është e pakuptimtë, shkronjat e UÇK-së duhet t’i bashkojnë ata që e ndjejnë vetën shqiptarë dhe krenarë. Kështu që sot do të ishte mirë që të gjithë të ishim bashkë”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme