Pamje: Gjyqtari Taylor sulmohet nga tifozët e Romës pas finales të Ligës së Evropës
Jo vetëm që trajneri Jose Mourinho e ofendoi gjyqtarin anglez Anthony Taylor, por disa tifozë të Romës edhe u përpoqën ta sulmonin sa ishte në aeroport.
Paraqitja e Taylorit në finalen e Ligës së Evropës u kritikua shumë shkaku i disa vendime, duke përfshirë mënyrën si ndëshkoi me kartonë të verdhë disa futbollistë të Romës dhe që refuzoi ankesat e lojtarëve të skuadrës italiane kur kishte ndonjë prekje të topit me dorë.
Ai gjithashtu dha një penallti për Sevillan, të cilën pastaj VAR-i e anuloi meqenëse doli të jetë një ndërhyrje e pastër brenda zonës. Mourinho u pa duke e pritur Taylorin në parking pas ndeshjes dhe e kritikuar haptazi për vendimet e dhëna.
Tani "Sportitalia" ka publikuar një video ku shihen disa tifozë të Romës që e panë Taylorin në aeroport në Budapest të Hungarisë dhe jo vetëm që e rrethuan dhe e ofenduan, por gjithashtu provuan ta sulmonin duke ia larguar edhe çantën nga krahu.
Njëri nga ta edhe e gjuajti një karrige drejt Taylorit por që pastaj ndërhyri sigurimi duke e dërguar në një vend të sigurt.
Europa League final Referee Anthony Taylor being confronted by angry Roma fans at the airport… [@MCriscitiello] #Roma
— Italian Football News 🇮🇹 (@footitalia1) June 1, 2023
pic.twitter.com/gGMSHJOlYd
Mediumi gjithashtu shkroi se tifozi që e gjuajti atë karrige është dërguar në Polici. Kujtojmë, Sevilla fitoi Ligën e Evropës për herë të shtatë në histori pas ekzekutimit të penalltive