Qindra qytetarë marshojnë edhe në Mitrovicë, pamje nga protesta
Qytetarët e Kosovës kanë protestuar sot nëpër qytete të ndryshme, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në mesin e qyteteve ku ka pasur protesta, ka qenë edhe Mitrovica, ku shihet se një numër i madh personash kanë marrë pjesë.
Ndërkohë, si zakonisht, edhe sonte protesta e madhe “Jo në emrin tim” fillon nga ora 21:00 në sheshin Skenderbeu në Prishtinë.