Trajneri i Royal Antwerp, Bommel: Shpresojmë ta kalojmë Dritën, por nuk do të jetë e lehtë - NACIONALE

Trajneri i Royal Antwerp, Bommel: Shpresojmë ta kalojmë Dritën, por nuk do të jetë e lehtë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Royal Antwerp, Van Bommel është optimist për sfidën kundër Dritës në kuadër të rrethit të dytë për Conference League, por deklaron se aspak nuk do ta nënçmojnë klubin kosovar.

Pas fitores bindëse ndaj Inter Turkut (3:1), “Intelektualët” do të përballen me gjigantin holandez, duke nisur nga nesër që zhvillojnë sfidën e parë si mysafir.

Në konferencë për shtyp, Van Bommel ka deklaruar se e njeh Dritën falë ndeshjes së vitit të kaluar kundër Feyenoord.

E njoh Dritën, po”, tha fillimisht duke buzëqeshur.

Ata luajtën kundër Feyenoord vitin e kaluar për Conference League. Kjo ishte shumë e lehtë për t'u menduar në Holandë. ‘Ah, Drita nga Kosova, Feyenoord duhet ta kalojë këtë në asnjë moment’. Epo, ky ishte një avantazh”.

"Le të shpresojmë se do të kalojmë dhe pastaj do të ecim të njëjtën rrugë si Feyenoord. Por kjo nuk do të jetë e lehtë".

Presioni nuk është vetëm te Antwerp në ndeshjen ndaj Dritës. Në çdo rast, projekti i nisur nga klubi krijon pritshmëri të mëdha.

Është mirë që të gjithë na shikojnë në këtë mënyrë. Ne kemi ambicie dhe e rrezatojmë këtë. Po bëjmë hapa në fushë, por edhe në organizim. Është bukur të jesh pjesë e kësaj. Nuk është garanci që do të bëj gjithçka papritmas filloni të fitoni. Ky nuk është një paralajmërim, por është vetëm kaq. Dhe gjithmonë ka presion. Ne ia imponojmë vetes këtë"

Trajneri Bommel gjithashtu në fund foli edhe për futbollistët si Toby Alderweireld dhe Vincent Janssen duke deklaruar se është i lumtur që të dy yjet do jenë të pranishëm për përballjen ndaj Dritës.

"Më vjen mirë që janë të dy këtu. Vincent u ble për të rritur nivelin. Me të dy sulmuesit mund ta bësh këtë. Më duhen të dy sepse nëse kalojmë në Evropë, do të luajmë 30 ndeshje deri në nëntor. Kjo është ka shumë", nënvizoi ai.

Drita përballjen e parë si mysafir i Royan Antwerp e zhvillon nesër me fillim nga ora 19:00.

Kujtojmë se skuadra që avancon në rrethin e tretë kualifikues të Conference League, do të përballet me fituesin e ndeshjes Seinajoen Jalkapallokero - Lillestrom SK.

Lajme të ngjashme